Radar
Deputeti Basha akuza Ramës: Paguan 300 mijë euro për 25 këshilltarë
Gjatë një takimi me qytetarët në Dibër, kryetari i shkarkuar Lulzim Basha ka akuzuar kreun e qeverisë se paguan 300 mijë euro 25 këshilltarë ndërkohë që vendi është zhytur në varfëri të plotë.
Basha shprehet se Rama po paguan këshilltarët e tij me taksat që iu merr shqiptarëve. Ndër të tjera, ai tha se, Kryeministri po mundohet me çdo kusht e me çdo mjet të mbajë regjimin në këmbë.
“Teksa po vija këtu, një e dhënë tjetër dramatike është shpalosur në media. 300 mijë euro për 25 këshilltarë paguan Edi Rama nga taksat që iu merr shqiptarëve. Para të mjaftueshme për të futur në skemën e ndihmës ekonomike 500 familje. Në vend të 500 familjeve në ndihmë ekonomike, kemi 25 këshilltar dhe e kuptoni vet se çfarë këshillash i japin Edi Ramës, sepse e shikojmë se si është Dibra, e shikojmë se si është Shqipëria në ditën e saj më të zezë.
Të gjithë këta njerëz paguhen me paratë të cilat merren nga xhepat tuaj. Merren përmes TVSH-së, merren përmes çmimit më të lartë të naftës, merren përmes faturave arbitrare të dritës e të ujit, merren përmes taksave që janë më të lartat në rajon, merren përmes gjobave që nuk kanë të përfunduar. Asnjë prej këtyre të ardhurave që shteti grumbullon, nuk kthehen siç kthehen në vendet fqinje në përfitime për qytetarët. Shumica dërrmuese e shqiptarëve, është zhytur në varfëri.
Vetëm një pakicë e vogël, aq e vogël sa e zë një avion i vetëm që është nisur ditën e avion privat sheikësh drejt Dubait, vetëm ata përfitojnë nga regjimi i Edi Ramës. Vetëm ata pasurohen në një kohë që i gjithë populli varfërohet. Vetëm Ata gëzojnë dhe fërkojnë duart për të mbajtur paligjshmërisht, me çdo kusht e me çdo mjet në këmbë këtë regjim”, ka thënë Basha.