Lidhu me ne

Mix

Pse Qepa na Bën të Qajmë? Zbuloni Arsyet Dhe Si Ta Parandaloni

nga AgroWeb

Lëkurat e qepëve mund t’i zieni dhe me lëngun e tyre të bëni gargarë për të qetësuar acarimin e fytit. Foto: Flickr

Qepët duken të padëmshme në pamje të parë, por ato janë perime që ia vështirësojnë punën çdokujt që gatuan me to.

Pas prerjes së parë, qepa arrin të transformohet në një ‘armë’ të mirëfilltë falë së cilës lotët rrjedhin lumë.

A e dini përse qepa është kaq armiqësore?

Përse na bën të ngashërehemi në lot edhe kur nuk jemi të trishtuar? Si mund të mbrohemi prej saj? Përgjigjet e këtyre pyetjeve i gjeni në këtë artikull të AgroWeb.org.

Së pari kjo çështje duhet shtjelluar në aspektin botanik. Qepa bën pjesë në të njëjtën familje botanike me atë të preshit, hudhrës, qepukjave dhe qepëve të njoma.

Këto barishte së bashku ndajnë të njëjta karakteristika dhe shije që është rezultat i ambientit ku ato rriten e lulëzojnë.

Intensiteti i shijes së këtyre perimeve vjen nga një sërë përbërësish të njohura si amino acidet sulfokside.

Ekspertët bujqësorë kanë arritur në konkluzionin se kufizimi i sasive të sulfurit që furnizon bimën mund të ndryshojë shijen e qepës në mënyrë drastike.

Qepa mund të konsiderohet e zgjuar sepse ajo krijon një mekanizëm mbrojtës që shmang barngrënësit dhe ‘maskon’ veten si një bimë jo aq e shijshme.

Nga ana tjetër, disa varietete të barishteve të qepujkave çlirojnë një aromë që të përngjan me lakrën.

Qepa ka nivelin më të lartë mbrojtës nga të gjitha simotrat e saj

Enzimat e qepës prodhojnë acidin sulfenik që shpërbëhet në një element që i jep perimes aromën e fortë dhe të spikatur dhe në një agjent të quajtur propanethial-S-oxide që stimulon sytë të prodhojnë lot.

Ky përbërës kimikat me një emër kaq të ngatërruar është arsyeja përse qepët na bëjnë të qajmë, pasi irriton gjendrat e lotit si një gaz lotsjellës.

Por sekretet e qepës shkojnë përtej. Dy përbërësit që shkaktojnë lotët – sulfoksidet dhe enzimat – prodhohen dhe akumulohen ndarazi tek bima.

Ato bashkojnë fuqitë vetëm në momentin që një kafshë ngul dhëmbët ose një njeri ngul thikën në shtresat e jashtme të qepës.

Menjëherë pas nisjes së këtij reagimi kimik, gazi i çliruar nis ‘sulmin’. Brenda pesë minutash të gjitha enzimat kryejnë punën e tyre dhe i gjithë proçesi përfundon.

Strategjia më e thjeshtë për t’u mbrojtur nga qepa është minimizimi i gazit lotsjellës që në prerjen e parë

Përdorimi i një thike të sapo mprehur dhe prerja e shpejtë dhe e pastër nënkupton që shtresat e qepës ndihen më pak të sulmuara edhe rrjedhimisht më pak agresive.

Kjo është strategjia që zbatojnë shefat profesionalë të kuzhinës të cilët nuk kanë kohë të përloten në kuzhinë. Me prerjen e tyre me thika të mprehta, ata kufizojnë prodhimin e kimikatit syn-propanethial-S-oxide.

Qërimi dhe zhytja e qepës pa lëvore në ujë për disa minuta përpara prerjes. Në këtë mënyrë mund të shuani një pjesë të përbërësve të sulfurit dhe pakësoni irritimin që perimja shkakton.

Ftohja e qepës përpara përdorimit është një tjetër mënyrë për t’i shpëtuar lotëve. Qepët e ngrira shkaktojnë më pak lot, ndonëse janë pak më të vështira për t’u prerë.

AgroWeb.org ju sugjeron zgjidhje më praktike për të prerë qepët. Proçesin realizojeni nën aspiratorin e ndezur të kuzhinës, freskueses ose nën ujin e rrjedhshëm që largon enzimat përpara se të shkaktojnë dëm.

Shpesh thuhet se të përtypësh një çamçakëz ndërsa qëron qepë parandalon lotimin.

Por ekspertët mendojnë se përtypja e çamçakëzit thjesht bën që ne të marrim më shumë frymë përmes gojës, duke evituar frymëmarrjen me hundë.

Kjo bën që të thithim sa më pak nga lënda irrituese por nuk parandalon plotësisht lotët teksa qërojmë qepë./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar17 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix17 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix17 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix17 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix17 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix18 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar18 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix18 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix18 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook