Mix
Stresi më i madh në shtëpi apo në punë?
:max_bytes(150000):strip_icc()/GettyImages-1132122136-f6895ecc887f4617a133a01799d69e03.jpg)
Sipas një studimi nga Universiteti i Pensilvanisë shumë njerëz, kyesisht femrat, kanë më shumë stres në shtëpi sesa në punë.
Kjo pasi në jetën personale e sidomos në atë familjare kërkesat janë në rritje, duhet të ngrihesh herët të pregatisësh mëngjesin, të pregatisësh darkën gjatë mbrëmjes të bësh punët e shtëpisë njëkohësisht etj. Ndërsa në punë, sipas këtij studimi, je më e gëzuar pasi merr vlerësime të herë pas hershme.
Për përsa i përket meshkujve duket se ndodh e kundërta, ata ndihen më të lumtur në shtëpi sesa në vëndin e punës. Dhe shkak për këtë është se gratë kanë mbi kurriz pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë –pavarësisht deklaratave për barazi gjinore.