Radar
Berisha: Edhe SHBA-të gabojnë, sot vendi ynë mund të quhet Republika e Sorosit
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se është admirues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës por tha se edhe ata mund të gabojnë.
Berisha tha në emisionin “Ora e Betit” se vendi ynë sot mund të quhet “Republika e Sorosit”.
“Unë kam qenë një admirues i SHBA-ve. Mua Klintoni me priti në mënyrën me të ngrohtë në shtëpinë e Bardhë. Qëndrimet e mia ndaj SHBA-ve janë udhëhequr nga mirënjohja që kam për atë vend si një vend i lirisë. Ama ka diçka këtu, nëse e kthen Berishën në diktaturë do të shohësh se nuk ishte i persekutuar dhe kishte publikime në shkencën ku punonte. Kisha ardhur nga një zonën e largët, me një zinxhir privilegjesh, çfarë më shtyu mua që të dal kundër regjimit? Unë e ndjenja se nuk kishim dinjitet. As SHBA-të nuk dalin jashtë teorisë së gabimeve, pasi janë të pashmangshme.
Sot vendi ynë mund të quhet republika e G. Soros. Ku e ka drejtësinë ky shtet sot? Njerëzit që kanë nevojë për gjykata si i marrin vendimet? U thuhet në gojë se pritet urdhri ose çanta me çmimi ne tmerrshëm për të dhënë vendimin”-deklaroi Berisha.
Më tej ish-kreu i PD-së theksoi se nëse vjen në pushtet PD-ja Sorosi do shpallet non grata.
Sali Berisha i është kundërvënë kësaj drejtësie që ndërtoi Rama dhe Sorosi sepse po i pritej kolona vertebrale e shtetit. Drejtësia kishte të meta, por jo të shkatërrohet totalisht dhe të vihej në funksion të ekzekutivit. E përsëris së nëse PD vjen në pushtet, Sorosi do të shpallet non grata.”-deklaroi Berisha.