Mix
Seksi në moshë të madhe dëmton meshkujt, jo femrat
Marrëdhëniet e rregullta seksuale në moshë të madhe mund të mbrojnë femrat nga problemet e caktuara shëndetësore, mirëpo tek meshkujt mund të ndikojnë jo mirë, thonë shkencëtarët.
Meshkujt e moshuar të cilët bëjnë seks më shumë se një herë në javë, në të vërtetë kanë rrezik më të madh nga sëmundjet kardiovaskulare.
Ndërsa gratë e këtyre moshave që thanë se e shijonin seksin, paraqitën rrezik të reduktuar të uljes së tensionit të gjakut.
Rezultatet për femrat janë në harmoni me pritjet, mirëpo për meshkujt janë befasuese”, thotë profesoresha e sociologjisë, Hui Liu, në Universitetin shtetëror të Michigan.
“Këto rezultate hedhin poshtë besimin e përgjithshëm se seksi u bën mirë të gjithëve”- shpjegoi Hui Liu.