Kryesore
Berisha: Lulzim Brava u shkarkua nga 44 mijë demokratë, ja çfarë ndodh tani
Lideri historik i demokratëve sali Berisha në një intervistë për A2 CNN, deklaroi se lulzim Basha u shkarkua nga 44 mijë demokratë.
Ai e cilësoi qesharak Kuvendin e thirrur nga Basha ku deklaroi se kërkoi që 2 mijë delegatët që kishte mbledhur t’ua shiste për 5 mijë shqiptarëve.
“Ka patur vetëm një kuvend, ai që u zhvillua në 11 dhjetor, pasi firmosën mbi 5000 delegatë. Pastaj, u mblodh një antikuvend, në një akt të turpshëm dhe të pashembullt në historinë e pluralizmit. Lulzim “Brava” tregoi se çfarë aktesh mund të ndërmarrë për karrigen e tij. Ai u shiti shqiptarëve 2000 “delegatë” për 5004 delegatë. Këtë e bëjnë vetëm ata që nuk e dinë se çfarë është përgjegjësia njerëzore. Një gazetar i numëroi karriget që ishin më pak se 2000. Ky ishte antikuvendi. Ndërkohë, që nga ajo kohë, vazhdoi me heqje bravash, që e ka pasur ves të keq që kur ka qenë kryetar bashkie. Kuvendi i datës 11 dhjetor është dhe do të mbetet më historiku, pasi u mblodh me firmën e delegatëve, pasi kishin tmerr nga anëtarësia e partisë”, deklaroi Berisha.
Ish-kryeministri shtoi: “Kundër Lulzim Bashës votuan mbi 10 000 persona më shumë sesa është votuar 3 muaj më parë pro tij. Kështu që, Basha është vetëm deputet tani. Cilido gazetar apo demokrat dhe kushdo tjetër që kërkon të verifikojë, do t’i ketë disponibël 44 000 votat, të gjitha listat me emër, mbiemër dhe kartë identiteti. Gjithçka është lehtësisht e verifikueshme”.
Sipas Berishës, “lideri që humb zgjedhjet, duhet të japë dorëheqjen. Asnjëherë nuk duhet udhëhequr me mendimin që “nuk kemi më të mirë sesa ai që kemi”. Lulzim Basha ka njohur vetëm një fitore në jetën e tij. Ka qenë vetëm Bashkia e Tiranës fitore, arkitekt i së cilës ka qenë Partia Demokratike”.