Mix
10 raste kur Meghan Markle theu Protokollin Mbretëror të veshjes
Meghan Markle rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve kur u martua me Princin Harry në vitin 2018. Në kohën e shkurtër si pjesë e fmiljes mbretërore, Meghan i habiti të gjithë me zgjedhjet e saj në daljet publike, jo sepse nuk ishin të bukura por sepse thyenin rregullat mbretërore të modës.
Bright Side i ka kushtuar një artikull veshjeve të saj që me shkeljen e rregullave frymëzojnë gratë të guxojnë për pamjen e tyre.
1. Veshja e një fustani me supe të rëna
Në ceremoninë e Trooping of the Color në Londër në vitin 2018, Meghan veshi këtë fustan rozë të Carolina Herrera me një prerje me supe të rëna, ndërkohë që gratë në familjen mbretërore nuk veshin fustane që nxjerrin shpatullat e tyre.
2. Xhinse të grisura
Në shtator 2017, në Lojërat Invictus në Toronto Princi Harry dhe Meghan Markle kapën duart për herë të parë në publik. Familjet mbretërore përgjithësisht qëndrojnë larg veshjes së xhinseve në evente, e lëre më xhinse të grisura. Një nga të vetmet raste kur femrat e familjes mbretërore zakonisht veshin xhinse është kur shëtisin qentë e tyre.
3. Kostum me pantallona
Thuhet se mbretëresha preferon që gratë mbretërore të veshin funde dhe fustane. Rrallëherë mund të ndodhë të shohim një pjesëtare të familjes të veshë kostum me pantallona, por Meghan e bëri dhe i shkonte apo jo?
4. Mos veshja e getave
Protokolli Mbretëror thotë se sa herë një antare e familjes mbretërore vesh fustan ose fund duhet të vishë patjetër geta ose çorape. Meghan e ka thyer shumë herë këtë rregull.
5. Nuk mban kapelë
Në daljen e saj të parë vetëm me Mbretëreshën, Meghan nuk mbante kapelë.
6. Heqja e këpucëve
Heqja e këpucëve në publik nuk lejohet në familjen mbretërore. Por Meghan e bëri dhe eci këmbëzbathur në plazh. Të gjitha gratë mbretërore e kanë ndjekur këtë rregull, pavarësisht ambientit, përfshirë Princeshën Diana dhe Kate Middleton.
7. Veshje me të zeza
Mbretëresha Elizabet preferon që mbretërorët të veshin të zeza vetëm kur janë në zi. Por Meghan duket se e pëlqen këtë ngjyrë dhe e ka veshur shumë herë.
8. Mbajtja e çantës diagonal
Ky nuk është një rregull i rreptë. Por sipas ekspertëve , Kate Middleton përdor gjithmonë një çantë të vogël dore pasi nuk lejohet të bëhet një shtrëngim duarsh me anëtarët e familjejes mbretërore nëse ata nuk janë nismëtarët. Një çantë e mbajtur në mënyrë diagonale i lë duart e Meghan të lira për të pranuar shtrëngimet e duarve dhe kjo po thyen traditën.
9. Modele të çrregullta flokësh
Mbretëroret pritet të kenë modele flokësh të rregullta. Por pamja e parapëlqyer e Meghan duket të jetë topuzi i çrregullt. Ajo e përdor shpesh këtë model.
10. Zgjodhi një stiliste jo britanike për fustanin e saj të nusërisë
Meghan është nusja e parë mbretërore që veshi një fustan të dizajnuar nga një shtëpi mode jo-britanike. Fustani i saj ishte nga Givenchy.