Mix
Nëse i bëni këto 4 gjëra, tregon se keni një inteligjencë të lartë!
Ka disa gjëra që i karakterizojnë njerëzit me një nivel të lartë inteligjence!
Reflektoni mbi veten
Të meditosh mbi botën dhe njerëzit që të rrethojnë nuk është e mjaftueshme. Nëse e vë veten në qendër të reflektimit, ka më shumë gjasa të zbulosh mënyrën e vërtetë sesi funksionon qenia njerëzore, pasi ti je personi që më mirë mund të njohësh, dhe i vetmi që ke në dorë të ndryshosh.
Jeni në kërkim të njohurive më të gjera, pa u ngopur kurrë
Pa pyetur se çfarë, njerëzit inteligjentë e dinë mirë se çdo njohuri e re është njësoj e domosdoshme. Ata nuk mjaftohen kurrë nga ajo që kanë mësuar, dhe ndiejnë nevojën e përhershme për të mësuar më shumë nga të gjitha fushat e jetës. Të kufizosh veten në një dije të vetme, nuk është diçka e frytshme për njerëzit inteligjentë.
Jetoni shumë mirë pa idhuj!
Nëse jeni një njeri inteligjent, me siguri nuk e ndjeni të nevojshme të merrni shembull prej ndonjë ylli televiziv. Nuk keni idhull askënd, as veten tuaj. Kjo sepse njerëzit inteligjentë i falen vetëm dijes, ndaj nuk mund të adhurojnë një njeri të vetëm, pasi e dinë se as ai, as askush tjetër nuk mund të posedojë dijen maksimale në kërkim të së cilës është një njeri inteligjent.
Nuk komformoheni me idealet e të tjerëve
Bindjet politike, filozofike, teoritë që ndjekin të gjithë për jetën, nuk janë diçka e domosdoshme për ju. Në fakt, njerëzit me një inteligjencë të lartë priren të kudërshtojnë rrymat shoqërore, politike, filozofike apo artistike që të gjithë i ndjekin. Më inteligjentët e kërkojnë të vërtetën vetë, jo nëpërmjet parimeve të të tjerëve.
Higher Perspectives
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu