Kioske
Më sulmojnë prej Top Channel-it
Rikthimi i saj nga Stokolmi po shoqërohet me pjesëmarrje të ndryshme nëpër intervista. Natyrisht, për këngën, paraqitjen dhe interpretimin e “Fairytale”, nuk ka ndonjë kuriozitet të madh, pasi të gjithë e pamë Enedën në skenën e Eurovision. Ndaj, interesi më i madh është përqëndruar tek prapaskenat dhe zhurma që rrethoi pjesëmarrjen e përfaqësueses tonë në Suedi.
Eneda Tarifa mund të ketë pasur momente të vështira gjatë kësaj eksperience; të lodhshme për shkak të bashkëpunëtorëve, ose dhe nga buxheti i vogël (siç nuk harroi ta përmendë në çdo intervistë jashtë shtetit), por këngëtares shqiptare, me sa duket nuk po i del e keqja nga pasqyrimi i gafave të saj, në mediat vendase.
Sipas Enedës, shkrimet e gazetarëve në Shqipëri ishin dashakeqe dhe e gjitha kjo, vjen për shkak të xhelozisë, pasi siç shprehet këngëtarja: “Unë punoj në një institucion që është Top Channel institucioni më i fuqishëm, ku asnjë nga ata gazetarë nuk ka shancin që të afrohet e të punojë.” Shihni më poshtë videon ku Tarifa është ftuar në “Elite Zonë”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu