Lidhu me ne

Radar

Murrizi: Berisha do të marrë drejtimin e PD, është zbatim i vendimit të delegatëve dhe anëtarësisë

Murrizi: Berisha do të marrë drejtimin e PD, është zbatim i

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi ka deklaruar se ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të marrin drejtimin e PD.

I ftuar në Syri Tv, Murrizi tha se marrja e selisë së PD është zbatim i vendimit të Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit dhe Referendumit të 18 dhjetorit, që shkarkoi Lulzim Bashën dhe Kryesinë.  

Grupi që është i mandatuar nga delegatët e 11 dhjetorit, por Berisha si inicinuesi i kësaj lëvizje, e ka detyrim të zbatojë vendimin e shumicës së delegatëve dhe vendimin e anëtarësisë së PD, të cilët ata si grup e kanë prezantuar që ka marrë mbi 43 mijë vota, për shkarkimin në bllok të kryetarit dhe Kryesisë. A thërrasin militantët demokratët, a anëtarësinë…me të shpall non grata në shtëpinë tënde, 17 deputetë të PD të cilët nuk ka takat t’i deklarojë publikisht të përjashtuar nga partia, por thotë i kam hequr nga funksionet, deklaratë boshe dhe hipokrite.

Unë i kam bërë një thirrje publike para pak kohësh, kur unë dhe Rudina Hajdari mbajtëm mandatet, në sinkron me çfarë kërkoi Amerika, ky anti-amerikani i atëhershëm dhe pro-amerikani i sotëm, na përjashtoi me vendim Kryesie, pse nuk belbëzon dhe pse nuk ka këllqe të përjashtojë këta 17 deputetë, Edmond Spahon, Palokën, Tritanin të gjithë ata që kanë qenë haptazi në takimet e Foltores dhe në Kuvendin e 11 dhjetorit. Aq më shumë që i ka etiketuar si antiamerikanë ky proamerikani, t’i heqë nga paria.

Sa kohë nuk i heq nga partia këta janë në të drejtën e tyre legjitime së bashku me mbështetësit e tyre të shkojnë dhe të marrin zyrat në dorëzim për të ushtruar detyrën që iu ka caktuar Kuvendi i 11 dhjetorit dhe që u ratifikua nga anëtarësia në referendumin e 18 dhjetorit“, tha Murrizi.

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix9 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix11 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix12 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix12 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar15 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar15 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook