Mix
Sekretet e një lëkure të freskët
Një lëkurë perfekte dhe pa më të voglin problem nuk është një rastësi as fat por është rezultat i një rutine kujdesi të mirëpërcaktuar. Të pasurit një lëkurë “porcelani” ku poret janë thuajse inekzistente është ëndrra e çdo femre. Por cilët janë sekretet e femrave që e kanë lëkurën të pastër dhe të butë si të një foshnjeje.
Ndërrojnë shpesh këllëfin e jastëkut dhe 1 herë në 4 ditë peshqirin e fytyrës. Sigurohen që ekrani i celularit të jetë i pastër përpara se të flasin me të duke e mbajtur për minuta të tëra mbështetur pas faqes.
Ndjekin rregullin e 10 sekondave. Ky parim i bukurisë sipas femrave koreane na mëson se çdo produkt i lëkurës (krem hidratant, serum, krem kundra diellit) duhet aplikuar deri në 10 sekonda pasi lan fytyrën. Kjo gjë lejon që këto të fundit të përthithen më mirë nga lëkura. Lëkura e lagësht na siguron bsorbimin maksimal të përbërësve aktivë të produkteve kozmetike.