Kioske
Iu “ça” hunda për cigare, detyron aeroplanin të ulet në Hamburg
Një aeroplan i kompanisë ajrore “Lufthansa” është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Hamburgut në Gjermani, pas sjelljes së pakontrolluar të një pasagjeri.
Dëshmitarët thanë se një person i ulur në ndenjëset e fundit po thërriste me të madhe dhe tentoi të hapte portën e avionit pasi nuk lejohej të ndizte një cigare. Në momentin që ai ka tentuar të ndezë cigaren është ndaluar nga bashkëudhëtarët.
Menjëherë pasi aeroplani u ul në aeroport, oficerë të sigurisë dhe mjekë e shoqëruan pasagjerin e padurueshëm ndërsa aeroplani Airbus vijoi fluturimin për në Vankuver.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu