Lidhu me ne

Mix

Çdo femër duhet të krijojë marrëdhënie me këto meshkuj

Me t’u rritur, mësojmë të dashurojmë. Zakonisht, dashuria e parë është idealiste, dhe i dashuri i parë është më i përkryeri në sytë tanë. Por përvoja bën të vetën; na mëson të gjykojmë më ftohtë, të njohin dhe deri diku të kontrollojmë ndjenjat, duke na bërë më të matur në marrëdhënie.

Por deri atëherë, përgjithësisht njerëzit kalojnë nëpër këto lloj dashurish:

1. I dashuri platonik
Me ‘platonike’, kuptohet diçka ideale, përgjithësisht të largët me njeriun që idealizojmë dhe më shumë të bazuar tek ajo që duam që ai të jetë sesa tek ajo që ai është. Prandaj dashuria e parë thonë se të jep zhgënjimin më të madh; është sikur një perde e trashë, e padepërtueshme të bie nga sytë dhe…realiteti mund të mos jetë i keq, por jo ai që besonim.

2. I dashuri emocional
Është ajo dashuria e pashpjegueshme që mund të ndjesh edhe për dikë që nuk përmbush asnjë kriter nga lista e gjatë…dhe të gjithë të pyesin: ‘Po ti, çne me atë?!”. Epo, është një kimi e pashpjegueshme shpirtrash që ju bën bashkë…edhe pse e dini se nuk është ai/ajo që keni ëndërruar. Aq intensive, aq e mbushur me emocione është kjo dashuri, sa zakonisht përfundon shpejt, dhe jo mirë.

3. I dashuri fizik
Ka kimi e kimi… Ndodh që njohim njerëz të cilëve nuk u rezistojmë dot fizikisht, me të cilët përjetojmë një pasion të çuditshëm. Këta janë partnerët që na mësojnë të duam trupin tonë dhe të kemi më shumë vetëbesim. Janë partnerët që, edhe pse largohen sapo pasioni shuhet, na lënë shijen e mirë e një seksualiteti që nuk e njihnim tek vetja.

4. I dashuri ambicioz
Kur jemi në të 20-at, dëshirat dhe ambiciet për karrierën na bëjnë të tërhiqemi nga njerëz që kanë të njëjtat aspirata dhe ndajnë të njëjtat ëndrra me ne. Këta janë partnerët që të nxisin të këmbëngulësh, të mbështesin në karrierën që ke zgjedhur dhe pse jo, i thonë dikujt një fjalë të mirë për ty. Disa prej këtyre dashurive përfundojnë edhe me martesë, sepse pak gjëra mund t’i bëjnë bashkë dy njerëz si ambicia, shkruan Telegraf.

5. I dashuri që të do më shumë/ më pak se e do ti
Është ai që ti e do shumë, ose ai që të do shumë. Duket sikur të gjithë e përjetojnë të paktën një herë një marrëdhënie të pabarabartë në aspektin e ndjenjave; i thyejmë dikujt ndjenjat dhe pastaj vjen dikush e na i thyen ne. Karma? Epo, duhet të ketë një gisht në gjithë këtë.

6. Vetja
Sepse pas të gjitha marrëdhënieve të suksesshme, të pasuksesshme, ato që të bëjnë të ndihesh mirë apo ato që të lëndojnë, kupton se në të vërtetë, ka qënë e gjitha në dorën dhe mendjen tënde. Nëse ke pasur fatin t’i përjetosh të gjitha llojet e lartpërmendura të dashurisë, me gjasa ka ardhur një moment kur je lodhur dhe ke dëshiruar të rrish nja një vit vetëm. Gjatë kësaj kohe, mëson të duash veten dhe atëherë, je me të vërtetë gati për çfarëdolloj dashurie për dikë tjetër, më e kthjellët dhe më e ndërgjegjshme se kurrë.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime4 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix5 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix5 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix5 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore5 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar6 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix23 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix23 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook