Mix
Të gjitha arsyet përse nuk duhet të rrudhni buzët përpara bamjeve!
Kur vjen pun ate bamjet, njerëzit ndahen në dy kategori; ata që i pëlqejnë shumë dhe ata që nuk duan t’I shohin fare në tryezë. Shpresojmë, për të mirën e tyre, që si kategoria e dytë të ketë sa më pak. Ja sepse…
Bamja (Abelmoschus esculentus) është një ndër perimet më të vjetra, kultivuar 3000 vjet më parë në Etiopi, në brigjet e Nilit. Deri në ditët e sotme prodhuesit më të mëdhenj në botë janë India, Pakistani dhe Nigeria. Bamja është përdorur gjerësisht në kuzhinën aziatike, arabe dhe afrikane dhe është gjithashtu mjaft popullore dhe në vendin tonë. Nuk mund të themi që bamja është ndër perimet më të pëlqyera, por vlerat e saj janë të pamohueshme. Lexoni më poshtë të mësoni se çfarë përfitimesh ka organzimi jonë nëse në dietën tonë ushqimore përfshijmë rregullisht bamje.
Bamjet ulin nivelin e kolesterolit në gjak.
Në periudhën e shtatzënisë, bamjet duhet të jenë në krye të listës së perimeve.
Vitamina C dhe fibrat që gjendet me shumicë tek bamjet çhelmojnë lëkurën tuaj dhe riparojnë indet e trupit.
Trajton çrregullimet si: gjakderdhje ekstreme menstrual dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme: sifilizi, gonorre, dhe dizuri.
Ul rrezikun e kancerit të zorrëve dhe ndihmon procesin e tretjes.
Antioksidantët, vitamina C dhe minerale të tjera si hekur, magnez, kalcium, mangan dhe rrisin imunitetin tuaj dhe ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tuaj të përgjithshme.
Mënyrat e gatimit
Ndonëse këtu te ne bamja përdoret vetëm në një mënyrë, në gjellë, në vende të tjera, ekseprimetet me to janë nga më të ndryshmet. Bamjet i përdorin të skuqura, të mbushura, i gatuajnë me fruta deti…sidoqoftë, dy alternativat e para edhe mund t’i provojmë, këtë të fundit ua lëmë aziatikëve!