Lidhu me ne

Mix

Këto janë organet që dëmtohen gjatë qëndrimit ulur për një kohë të gjatë?

Pak rëndësi ka nëse e bëjmë për punë apo për të kaluar kohën e lirë. Të gjithë, ose pothuajse të gjithë, e dimë që qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, nuk është i shëndetshëm dhe për këtë, në mënyrë intuitive, ndihemi fajtorë. Por a e dimë saktësisht se çfarë ndodh në trupin tone gjatë kësaj kohe?
Dëmtimi i organeve gjatë qëndrimit ulur për një kohë të gjatë
» Zemra
Muskujt djegin më pak dhjam dhe gjaku qarkullon më ngadalë gjatë qëndrimit ulur për një kohë të gjatë, duke lejuar acidet yndyrore të pengojnë punën e zemrës. Kjo është e lidhur me presionin e lartë të gjakut dhe rritje të kolesterolit. Njerëzit që bëjnë këtë jetë sedentare, janë të prirur të kenë probleme kardiovaskulare, 2 herë më shumë se të tjerët.
» Pankreasi
Pankreasi prodhon insulinë, hormon që transporton glukozën në qelizë për energji. Por qelizat e muskujve dembelë, nuk i përgjigjen me gatishmëri insulinës, apo më saktë, nuk e djegin glukozën. Kështu që pankreasi prodhon akoma më shumë insulinë, gjë që mund të çojë në diabet dhe sëmundje të tjera.
» Kanceri
Studimet e shumta e kanë lidhur qëndrimin ulur me kancerin e kolonës, të kafazit të kraharorit dhe kancerit endometrial. Arsyet janë të qarta, por dyshohet se edhe shtimi i insulinës rrit numrin e qelizave kanceroze. Thuhet, gjithashtu, që lëvizjet e rregullta fizike rrisin prodhimin e antioksidantëve.
Degjenerimi i muskulaturës
Kur ne qëndrojmë, lëvizim ose drejtojmë trupin, muskujt e barkut aktivizohen për ta mbajtur drejt. Në të kundërt, kur qëndrojmë ulur, ata lëshohen dhe çaktivizohen. Kjo do të thotë: shpinë e shtendosur dhe muskulaturë e lëshuar formojnë një aleat të një mënyre të gabuar qëndrimi, e cila tejkalon harkun natyral të kolonës dhe çon drejt (hiper)lordozës.
» Ngushtimi i ijëve
Ijët fleksible na mbajnë të balancuar. Personat që vazhdimisht rrinë ulur, rrallë shtrijnë dhe mbledhin muskujt e ijëve, duke bërë që ato të shkurtohen dhe të ngushtohen, duke limituar amplitude e lëvizjeve dhe shtrirjen në gjatësi. Studimet tregojnë se ulja e lëvizjeve të ijëve, është një nga arsyet pse të moshuarit rrëzohen shpesh.
» Vithet e lëshuara
Qëndrimi ulur kërkon nga vithet një shkontraktim të tyre dhe ato përshtaten në atë gjendje. Muskujt e dobët të vitheve dëmtojnë stabilitetin e trupit, mundësinë e vrapimit lirshëm dhe mundësinë e një hapi të madh e të fuqishëm.
Çrregullimet e këmbëve
• Ulja e qarkullimit të gjakut Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, ul qarkullimin e gjakut në këmbë dhe shkakton variçe, si dhe mpiksje të gjakut (trompozë)
» Kockat
Lëvizja dhe stërvitja me pesha stimulojnë kockat e ijëve dhe të këmbëve që të forcohen dhe të rrisin dendësinë e tyre. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë shkakton kyçe të ënjtur dhe mungesa e aktivitetit fizik çon në osteoporozë.
Probleme të pjesës së sipërme të trupit
» Truri
Lëvizja pompon gjak dhe oksigjen në tru, si dhe nxit prodhimin e hormoneve për rritjen e humorit. Kur rrimë ulur për një kohë të gjatë, çdo gjë ngadalësohet, përfshirë edhe funksionimin e trurit.
• Tensionimi i qafës
Duke ndenjur gjatë me qafën që zgjatet drejt kompjuterit ose tastierës, apo duke mbajtur me kokë telefonin, ndërsa shkruajmë në tastierë, mund të tensionojmë dhe të lodhim vertebrat cervikale dhe të shkaktojmë zhbalancim të vazhdueshëm të qafës.
• Pezmatimi dhe dëmtimi i shpinës
Kur ne lëvizim dhe rrotullohemi, disqet midis vertebrave zmadhohen dhe zvogëlohen, duke thither gjak të freskët dhe lëndë ushqyese, por kur ne rrimë ulur për një kohë të gjatë, ky funksion nuk kryhet dhe disqet kanë presion të pabarabartë. Njerëzit që qëndrojnë më gjatë ulur, kanë më shumë tendencë për hernie në pjesën lumbare.
Një muskul i quajtur psoa, që shtrihet përgjatë pjesës së barkut, kur kontraktohet, tërheq përpara pjesën e sipërme lumbare. Pesha e trupit qëndron e gjitha mbi kocka, në vend që të shpërndahet në të gjithë harkun e shpinës. 

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix7 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet14 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore14 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook