Radar
Publikimi i të dhënave/ Berisha: Nëse do më ndodhte mua do të jepja dorëheqjen
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qytetarët duhet të dalin në protesta pas publikimit të të dhënave personale.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan me Arjan Çanin, Berisha tha se nëse do të ishte vetë kryeministër, ai do të jepte dorëheqjen pas kësaj situate.
“Sali Berisha: Kombi i një njeriu për shumë shekuj dhe historitë e fundit, ndoshta na duhet një kohë më e gjatë që të vetëndizemi.
Arian Çani: Pse në një vend tjetër po të dilte ky megaskandal njerëzit do kishin dalë direkt apo jo?
Sali Berisha: Absolutisht, Kryeministrit i ishte harruar emri si Kryeministër. Ishte shkarkuar me ceremoni.
Arian Çani: Ti vetë po të të dilte kjo do jepje dorëheqjen direkt?
Sali Berisha: Pa diskutim.
Arian Çani: Do e çoje vendin në zgjedhje?
Sali Berisha: Nuk mund të kishte diskutim”, tha Berisha.