Lidhu me ne

Mix

Mjekët në panik: arsyet e rritjes së infertilitetit te meshkujt dhe egoja femërore

Shkencëtarët konstatojnë gjithnjë e më pak spermatoziodë në farën e meshkujve nga vendet perëndimore. Cilat janë shkaqet.
Në spermën e meshkujve nga vendet e zhvilluara në Evropë, në Amerikën e Veriut, në Australi dhe Zelandën e Re gjenden gjithnjë e më pak spermatozoidë. Sipas studiuesve shkaku për këtë mund të jenë celularët që mbajnë burrat në xhep, pirja e duhanit apo disa lloj ilaçesh. Në periudhën1973-2011 numri i spermatoziodëve për çdo derdhje sperme ka rënë me rreth 52,4 për qind. Në këtë përfundim kanë arritur studjuesit e Universitetit Hebreë University në Jeruzalem.
Në artikullin e botuar në revistën shkencore “Human Reproductive Update” studjuesit shkruajnë se tek meshkujt nga Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut nuk kanë konstatuar ndonjë rënie dramatike të spermatozoidëve tek sperma e meshkujve.

Për t’u shënuar, por jo shkak për panik
Prof. Dr. Stefan Schlatt, drejtor i qendrës për mjekësinë riprodhuese dhe andrologjinë pranë Universitetit të Mynsterit tha në intervistë për DË se rënia e spermatozoidëve është sidomos për t’u shënuar për periudhën 1970-1990, por është ende “në një nivel që Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron si normale”. Rreziku për të mos qenë në gjendje për të lënë një femër me barrë nis në rast se një mashkull lëshon me pak se 15 milionë spermatozoidë për çdo derdhje sperme. Nga ana tjetër, prof. dr. Stefan Schlatt, thotë se gjatë 10-15 viteve të fundit gjendja duket se është stabilizuar sërish.

Celularët? Cigaret? Pelenat? Medikamentet? Stili i jetesës?
Në lidhje me faktorët që kanë çuar në rënien e spermatozoidëve në farën e meshkujve, shkencëtarët deri tani vetëm mund të spekulojnë dhe shpjegimet e tyre tingëllojnë mjaft zbavitëse: “Ndoshta meshkujt në vendet perëndimore shohin shumë gra lakuriq, dhe hipotalamusi i tyre merr më tepër informacione se dikur,” spekulon prof. dr. Stefan Schlatt, “ose pelenat (pampersat) kanë qenë shumë të ngushta dhe kanë prodhuar shumë nxehtësi.”
“Ndoshta ilaçe të tilla si aspirina apo paracetamoli mund të ketë efekt negativ ndaj qelizave mashkullore. Por gjithashtu ndoshta edhe telefonët celularë ndikojë tek organet mashkullore. Por mund të jenë edhe të gjithë faktorët së bashku, këtë nuk e dimë”, thotë prof. dr. Schlatt. Megjithatë ajo që është e njohur, është se pirja e duhanit nuk bën mirë për spermën. Prof. Dr. Artur Mayerhofer, nga Universiteti Ludwig Maximilians në Mynih, thotë se e merr shumë seriozisht studimin për rënien e numrit të spermatozoidëve, sepse tek meshkujt në vendet e zhvilluara perëndimore vihet re një shtim i sëmundjeve tek organet gjenitale, si kanceri i testikujve, apo anomali të tjerave të herdheve. Ai thotë se gjendrat që prodhojnë spermatozoidët janë tepër të ndjeshme dhe kushtet dhe stili i jetesës ndikon ndaj tyre.

Problemi më i madh femrat
Për një gjë të paktën meshkujt mund të jenë të qetë në egon e tyre. Problemi më i madh në vendet perëndimore, thonë ekspertët e mjekësisë riprodhuese, nuk është infertiliteti mashkullor. Mjekët thonë se më shumë shqetësim përbëjnë për ta gratë që duan të lindin fëmijë gjithnjë e më vonë. Po ashtu në studimin për rënien e spermatozoidëve nuk qe trajtuar një çështje e rëndësishme: sa të shpejtë dhe aktivë ishin spermatozoidët. Sepse i rëndësishëm nuk është vetëm numri i spermatozoidëve në spermë, por që në fund të fundit njëri prej tyre të arrijë të depërtojë vezën. DW

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime1 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix3 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix3 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix3 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore3 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar4 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix20 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix21 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix23 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook