Mix
Dyshoni se mendon ende për ish-in e tij? Ja si ta zbuloni
Dilema e përhershme rreth asaj se a a mund të mbeten miq ish-partnerët, si duket akoma ekziston. Përgjigje e vërtet, e cila do t’i përgjithësojë të gjitha ish-dashuritë, thjesht nuk ekziston.
Mirëpo, në vazhdim mësoni se nga cilat këto pesë shenja do të duhej të kini kujdes nëse dyshoni në partnerin tuaj.
U bën “Like” fotografive
Nëse akoma e ka ndër miqtë në rrjetet shoqërore, herë-herë diçka do t’i bëjë “Like”. Është normale nëse u bën “like” disa ngjarjeve të jetës së tij, siç janë puna e re apo fejesa. Mirëpo, nëse i bën “like” çdo fotografie të saj që e publikon, atëherë problemi ekziston.
Shoqërimi
Disa ish-çifte, pas një kohe, vërtet mund të ruajnë marrëdhëniet miqësore dhe herë-herë të pinë bashkë kafe. Mirëpo, assesi nuk përfshin shoqërimin në orët e vonshme të natës dhe jashtë syve të të tjerëve, transmeton Telegrafi.
Korrespondenca
Kohë pas kohe, ata mund të këmbejnë nga ndonjë porosi, në mënyrë që të mësojnë se ç’ka të re në jetët e tyre. Dhe ai për të do të tregojë, sepse nuk ka arsye të fsheh asgjë. Mirëpo, nëse korrespondenca është bërë e përhershme për çdo gjë që u ndodh në jetë, e të cilat ti vetë ia zbulon, është koha për një bisedë serioze.
Fotografitë dhe gjësendet
E pra, përse do t’i ruante fotografitë dhe gjërat e përbashkëta të cilat ia kujtojnë të kaluarën?
E mbron
Nëse i duket qesharake kur i bëni pyetje se a ekziston diç ndërmjet tyre, kjo është në rregull, sepse është krejtësisht në rregull të bëhen qesharake gjërat e pakuptimta. Mirëpo, nëse përgjigjet me hidhërim, duke ju akuzuar se je xheloze, kjo me siguri tregon që ai ende ndien diçka që duhet patjetër ta fshehë.