Lidhu me ne

Mix

Problemet që shkaktojnë çrregullimet e gjumit

Kush më shumë e kush më pak, që të gjithë kemi nevojë për gjumë dhe askush nuk e shmang dot gjumin për shumë kohë. Është mënyra më e mirë për të rifreskuar trupin dhe për t’u çliruar nga stresi ditor. S’ka gjë më të mirë sesa të shtrihesh në një krevat të ngrohtë, pas një dite të lodhshme dhe të kalosh një natë të paqtë. Pavarësisht se është kaq e natyrshme, gjumi në fakt është një proces kompleks. Ai kalon në dy faza REM dhe NREM. Gjatë gjumit, truri është shumë aktiv, ndërsa ne shohim ëndrra. Veç kësaj, shumëkush vuan nga çrregullimet e gjumit.

Bruksizmi
Bruksizmi njihet si mbledhja ose shtrëngimi i dhëmbëve në gjumë. Shkaktohet nga stresi, tensioni, ankthi, zemërimi etj. Për të rregulluar këtë problem jepen disa trajtime të thjeshta, si për shembull, mbrojtja e gojës ose terapia. Pavarësisht se gjendja nuk duket shumë serioze, në shumë raste bruksizmi mund të jetë një çështje e rrezikshme. Nëse ai vazhdon për shumë kohë, mund të shkaktojë çrregullime të nofullës, dëmtim të dhëmbëve, dhimbje koke dhe probleme të tjera.

Apnea
Apnea është një gjendje shumë serioze që përfshin ndalime të frymëmarrjes gjatë natës. Doktorët thonë se gërhitja e lartë ose ndjesia se je i lodhur, pavarësisht pushimit të gjatë në gjumë, mund të jenë tregues të apnea-s. Ka dy lloje kryesore të saj: bllokuese, kur muskujt e fytit relaksohen dhe kanalet e frymëmarrjes ngushtohen ose mbyllen dhe apnea qendrore, e cila ndodh kur truri nuk dërgon mesazhet në muskujt e frymëmarrjes. Apnea mund të shkaktohet për shkak të mbipeshës, presionit të lartë të gjakut, duhanit etj.

Somnambulizmi
I njohur ndryshe si ecja në gjumë, somnambulizmi është gjendje thuajse e padëmshme që te shumë njerëz rritet me kalimin e kohës. Megjithatë, ai mund të jetë serioz në disa raste; si për shembull ata që ecin në gjumë dhe dalin jashtë dhomës. Thuhet se 15% e fëmijëve midis moshave 8-12 vjeç e përjetojnë ecjen në gjumë. Në të shumtën e rasteve, njerëzit që përjetojnë somnambulizmin nuk e mbajnë mend. Zakonisht kjo shkaktohet nga një problem i shtresëzuar dhe nuk është e trajtueshme.

Narkolepsia
Të gjithë lodhemi gjatë ditës, por njerëzit me narkolepsi janë ekstremisht të lodhur gjatë ditës dhe përjetojnë dremitje të shpeshta gjumi. Narkolepsia nuk ka ende një kurë. Një në 2000 njerëz është narkoleptik. Ekzistojnë shumë trajtime, por asnjëri nuk i jep fund gjendjes së narkolepsisë. Përgjithësisht këto qeliza janë shumë të dëmtuara, gjë që shkakton ndërprerje gjatë ciklit REM. Megjithatë, askush nuk e di pse këto qeliza janë të dëmtuara dhe assesi ato dëmtohen.

Sindroma e lëvizjes së pandërprerë të këmbëve
Sindroma e lëvizjes së pandërprerë të këmbëve (RLS) shkaktohet nga një nevojë urgjente shumë e fortë për të lëvizur këmbët. Është e pamundur t’i rezistohet kësaj nevoje. Në çdo rast, ndjesitë mund të jenë të dhimbshme, çfarë e bën të vështirë uljen ose shtrirjen të atyre që vuajnë nga RLS-ja. RLS është çrregullim i gjumit, pasi gjendja rëndohet gjatë natës dhe lehtësohet në mëngjes. Thuhet se 5-10% e njerëzve në SHBA dhe në Evropën e Veriut përjetojnë RLS-në.

Hipersomnia
Hipersomnia është një çrregullim i rrallë i gjumit që prek vetëm 200 njerëz në të gjithë botën. Ky çrregullim përbëhet nga periudha gjumësie të rëndë. Këto periudha mund të zgjasin deri në 18 orë në ditë dhe mund të vazhdojnë për ditë ose edhe javë të tëra. Thuhet se në një vit ndodhin vetëm 10 goditje. Para se një person të goditet nga hipersomnia, përjeton simptoma gripi dhe dhimbje koke. Vetë sulmi mund të shkaktojë shtim në peshë dhe rritje të djersitjes. Ka gjithashtu edhe hipersomni të lidhur me menstrualitetin, gjë që shkaktohet nga mungesa e balancës hormonale.

MË TEPËR

Aktualitet18 orë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix18 orë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix18 orë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske19 orë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Kryesore19 orë më herët

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë...

Radar2 ditë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix5 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix5 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix5 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix5 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Facebook