Lidhu me ne

Mix

Sekretet që mund të zbuloni nga grupi i gjakut

Mund të zbuloni shumë gjëra vetëm nga grupi i gjakut. Po të bëni vetëm një kërkim të thjeshtë në Google për 4 grupet e gjakut (A, B, AB dhe 0), mund të zbuloni shumë gjëra, duke filluar nga dieta ushqimore deri tek pajtueshmëria me partnerin/en. Disa studime e kanë lidhur grupin e gjakut me disa sëmundje të caktuara , si dhe me ndikime të ndryshme në jetë.

1.Tërheqja nga mushkonjat: Njerëzit me grup gjak 0 mund të jenë dyfish të rrezikuar të pickohen nga mushkonjat se ata me lloje të tjera të grupit të gjakut, nga zbuluar një studim i ri nga shkencëtarët japonezë. Megjithatë, nuk kemi vetëm lajme të këqija për njerëzit me këtë grup gjaku: studime të tjera kanë treguar se personat me grup gjaku 0 janë më pak të rrezikuar që të vuajnë nga format më vdekjeprurëse të malaries – një sëmundje e transmetuar nga mushkonjat.

2.Bakteri në zorrë: Probiotikët, mikrobet në zorrë dhe bakteret që qëndrojnë në sistemin tretës mund të ndikojnë në shëndet. Para disa vitesh, shkencëtarët evropiane patën zbuluar se bakteret tek zorrët e njeriut janë të predispozuar të ndahen në 3 kategori të veçanta. Hulumtuesit shkencorë kanë hamendësuar – jo provuar – se kjo ndarje mund të bazohet tek grupi i gjakut të një personi.

3.Rreziku për alkoolizim:  Disa studime të mëparshme, flasim për vitet ‘70-80, kanë zbuluar një lidhje të dobët mes grupit A të gjakut dhe shkallës së lartë të alkoolizmit. Shumë studime i kanë lidhur komponentë të caktuar të gjakut, të quajtur antigjenë, me këtë sëmundje. Këto studime sugjerojnë se antigjenet e tipit A mund të alternojnë reagimin e sistemit imunitar ndaj alkoolit në të njëjtat mënarya si ndikon tek intoksikimi. Gjithashtu, faktorët gjenetikë rrisin me 50% rrezikun për alkoolizim, sipas Instituteve Kombëtare të Shëndetit.

4.Vuajtja nga stresi: Studime të ndryshme i kanë lidhur nivelet e hormonit kortizol të stresit me gjithçka, nga plakja e parakohshme deri tek dëshira për të ngrënë ushqime të pashëndetshme apo ëmbëlsira. Rritja afatgjate e niveleve të kortizolit – që lidhet me stresin kronik – mund të sjellë pasoja të rënda në shëndet. Një fakt i tillë mund të jetë një lajm i keq për njerëzit me grup gjaku 0. Një studim nga Departamenti Amerikan i Shoqatës së Veteranëve sugjeron se nivelet e kortizolit tek njerëzit me grup gjaku ) mund të qëndrojnë të larta më gjatë se grupet e tjera të gjakut pas një ngjarjeje stresuese.

5.Tendenca për të kundërshtuar: Sipas një studimi të publikuar tek revista ‘Neuropsychobiology’, njerëzit me grup gjaku A kanë tendencë më shumë për të shfaqur çrregullime apo sjellje obsesive-kompulsive. Ndërsa një studim i ti nga shkencëtarët japonezë ka zbuluar një lidhje me grupit të gjakut A dhe tendencën për të kundërshtuar, që autorët e përshkruajnë si ‘zell, stabilitet pavarësisht acarimit dhe lodhjes.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix17 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix19 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix19 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix20 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar23 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar23 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix2 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix2 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook