Kryesore
‘Mos u mashtroni’, Berisha: Lista e pagave të shqiptarëve u publikua për të mbuluar aferën e inceneratorëve
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për publikimin e listës së pagave të shqiptarëve.
Berisha thotë se kjo ka ardhur në një kohë kur doli në dritë afera e inceneratorëve për të larguar vëmendjen.
Postimi i Berishës:
Mos u mashtroni! Miq, ne nje perpjekje per te mbuluar me heshtje megaaferen e djegesave dmth te vjedhjes se qindra milion euro nga Edi Rama dhe ministrat e tij, ky i fundit nxori ne treg vjedhjen nga qeveria e tij e te dhenave personale konkretisht te pagave te 680 mije punonjesve.
Me kete megaskandal qe mund te ndodhe vetem ne narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe, Edi Rama synon te vendos ne harrese hajdutin kryeminister dhe minister qe u kapen duke vjedhur me baule qindra milione euro ne aferen e djegesave dhe ta zevendesoje ate me hajdutet qe vjedhin me rroga shume here me te medha se ai te llojit te Arben Malavites apo dhe me hajdutin anonim qe eshte po vet ai qe vjedh te dhenat e 680 mije punonjesve dhe i nxjerr ato ne treg.
Ndaj ju bej thirrje mediave, shoqerise civile dhe mbare qytetareve te mos pranojne qe gjethet dhe deget te mbulojne trungun por te perqendrohen me te gjithe potencialet e tyre ne hetimin dhe denoncimin e aferave te djegsave, koncesioneve, PPP dhe arbitrazheve te kesaj narkoqeverie qe sipas KLSH arrijne ne shumen mbi 8.2 miliard euro dhe me protesta te fuqishme te arkivojne ne analet e zeza te historise rregjimin kleptokratik te narkoshtetit ne Shqiperi. sb