Kioske
Skandali i publikimit të pagave/ “Populli i ‘dashuruar’ me Ramën, të gatshëm t’i besojnë çdo sekret!”
Analisti Andi Bushati ka reaguar në lidhje me publikimin e të dhënave personale dhe listën e pagave të qytetarëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shkruan me ironi se ky popull është i gatshëm ti besojë edhe ngjyrën e të brendëshmeve që vesh Edi Ramës e jo më rrogës.
“Kam filluar te besoj se ky popull eshte aq i dashuruar me Edi Ramen sa eshte i gatshem ti besoje çdo sekret…
Jo vetem rrogen qe merr, por edhe ngjyren e mbathjeve qe ka veshur, sa here shkon ne ËC, sa here ben seks me gruan dhe sa here e tradheton ate.
Te gjithe jemi me te sigurte kur udheheqesi di çdo gje dhe perkujdeset per ne.
Madje per kete vigjelojne edhe “heronjte” proamerikane te femijeve tane.”