Lidhu me ne

Mix

Dashuria ndaj vetes, çelsi i një karriere të suksesshme

Një ndër gabimet më të zakonshme që e bëjmë, është se shpeshherë i pëlqejmë dhe duam të tjerët para vetes.

Bëjmë kompromise sa i përket vetëbesimit dhe dashurisë ndaj vetes vetëm për t’i impresionuar të tjerët apo të ndjehemi të pranuar në ndonjë lloj të caktuar të grupit shoqëror. Por, shumë shpejt e kuptojmë se me këto gjeste e kemi zhveshur veten nga lumturia duke e zvogëluar vlerën tonë në sytë e të tjerëve

Është e rëndësishme të mbahet mend se suksesi vjen tek ata që e praktikojnë dashurinë ndaj vetes dhe qëndrojnë prapa asaj që besojnë.

Dashuria ndaj vetes bën që të shikoni përtej përvojave të hidhura

Është tendencë e zakonshme të ndjeheni krejtësisht të “shkatërruara” pasi që dikush t’ua ketë thyer besimin. Pavarësisht se ky besim a është thyer në angazhimet profesionale apo personale, ju do të filloni të humbni besim në sinqeritet, posa të kuptoni se të tjerët ju kanë shfrytëzuar.

Mbani mend që nuk është gjithmonë e mundur t’i rregulloni gjërat. Mos e fajësoni veten që i keni besuar një personi, por shikoni përtej përvojave të hidhura. Shëroni plagët me mëshirë ndaj vetes!

Bëni gjëra të cilat ju pëlqejnë t’i bëni, pastrojeni veten nga gjërat negative dhe lëreni shpirtin t’ju shërohet në mënyrë natyrale.

Duke qenë vetvetja do të tërhiqni dashuri, lumturi dhe sukses në jetë.

Ndaloni së viktimizuari veten

Nëse jeni duke pasur probleme në jetë, mos i lini plagët të thellohen duke e viktimizuar veten. Shpeshtësia e asaj se sa herë i diskutoni problemet me shoqërinë dhe familjen duhet të kufizohet.

Në vend të kësaj, duhet të kaloni kohë në vetmi dhe t’i analizoni gjërat. Vetëdija do t’i përgjigjet dyshimeve tuaja më së miri. Ndaloni së kërkuar simpati dhe mëshirë për shkak se dikush ju ka bërë diçka gabim. Kjo vetëm sa do t’ua dobësoj shpirtin.

Rikthejeni buzëqeshjen dhe ndaloni së viktimizuari veten në jetë! Asnjëherë mos e lini të kaluarën t’ua vendosë të ardhmen në asnjë formë.

Keni pikëpamje pozitive në jetë

Posa të filloni të praktikoni dashurinë ndaj vetes, do të vëreni se jeni duke u shëruar nga vetja. Përqendrimi juaj do të ndryshohet nga etja për hakmarrje në krijimin e lidhjeve të reja, e krejt kjo me pikëpamje pozitive.

Posa ta mbani lumturinë prioritet të jetës, ju do të merrni vendime të rëndësishme në jetë!

Pas një kohe do të vëreni se shumë lehtë do ta distanconi veten nga gjërat e mërzitshme, situatat apo njerëzit të cilët e kanë mbajtur lumturinë larg jush.

Jetë më të mirë shoqërore

Kur jeni të lumtur, keni tendenca t’i tërhiqni njerëzit e lumtur në jetë. Dashurojeni veten dhe do të bëheni të suksesshëm në joshjen e njerëzve pozitiv dhe me ndikim. Qëndroni të qetë, mbani një buzëqeshje dhe do të shihni se do të keni një jetë të mahnitshme shoqërore.

Posa të ndjeheni komod me veten, ju do të komunikoni me të tjerët në mënyrë më të mirë dhe do të jeni të aftë të mbani lidhje.

MË TEPËR

Sport23 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix23 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix23 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix23 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix23 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix23 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix24 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix24 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix24 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix24 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook