Lidhu me ne

Kryesore

Fëmijët do abuzohen përsëri nëse nuk mbyllen jetimoret

childabuse-701x467

Skandali i dhunimit seksual të fëmijëve në jetimoren e Shkodrës është një ngjarje tejet e rëndë, e cila meriton jo vetëm dënimin e fajtorëve, por edhe një reflektim dhe analizë të veçantë të gjithë situatës së sistemit të kujdesit ndaj këtyre fëmijëve.

Dhunimi i tyre, sikurse po bëhet e qartë, ka ardhur ndër të tjera nga neglizhenca apo veprime kriminale të punonjësve që duhet të kujdeseshin për ta, por dënimi i tyre nuk do të zhdukë mundësitë e përsëritjes së abuzimeve në të ardhmen, pasi sistemi aktual mbart rreziqe të mëdha për abuzime.

Më poshtë ne po përpiqemi të cekim vetëm disa nga problemet kryesore që duhet të gjejnë zgjidhje.

Sistemi i papërshtatshëm i përkujdesjes

Qendrat e kujdesit institucional për fëmijët jetimë kudo në botë, pavarësisht kujdesit, pavarësisht standarteve, pavarësisht mbikqyrjes kanë qenë përherë vatra të abuzimit dhe problemeve të tjera. Edhe nëse arrihet që të shmangen abuzimet, ky lloj institucionalizimi i fëmijëve nuk ofron dot zhvillim të shëndetshëm mendor dhe fizik të fëmijëve.

Për këtë arsye qasja e kujdesjes për fëmijët në institucione, pra institucionalizimi, po braktiset në botë: kujdesi për fëmijët jetimë po bëhet përmes sistemit të fëmijëve në familje kujdestare, të cilat përzgjidhen, mbështeten teknikisht dhe financiarisht, si dhe monitorohen nga qeveritë.

Mungesa e kushteve dhe keqadministrimi

Qendrat ekzistuese në vend mbartin të gjitha mundësitë për abuzime. Një sërë faktorësh administrativë, politikë dhe financiarë e rrisin së tepërmi rrezikun e këtyre abuzimeve.

Fëmijët mbahen në qendra të ndara sipas grupmoshave: fëmijët 0-6 vjeçç mbahen në qendrat e foshnjeve, kurse ata 6-18 vjeç në shtëpitë e fëmijëve. Deri në vitin 2013, mosha e mbajtjes në jetimore ka qenë 16 vjeç, por qeveria Rama e rriti moshën në 18 vjeç. Mbajtja e fëmijëve me diferencë kaq të madhe moshe në mjedise të përbashkëta kërkon hapësira, infrastrukturë, rregulla, personel dhe financime të mjaftueshme për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e jetës së tyre. Të gjitha këto burime janë të mangëta në jetimoret e vendit dhe nuk garantojnë dot as cilësinë dhe as sigurinë minimale.

Monitorimi i mjedisve dhe fëmijëve është i mangët, veçanërisht në mbrëmje dhe natën kur personeli pranë jetimoreve është më së shumti personel i paspecializuar. Teknologjia monitoruese e mjediseve është e mangët.

Emërimet e drejtuesve dhe personelit në qendrat e fëmijëve shpesh bëhen për arsye partiake apo favore personale. Kjo gjë çon jo vetëm në rekrutimin e punojësve pa aftësitë e duhura, por mbi të gjitha shërben shpesh si garanci për mungesën e llogaridhënies.

I njejti problem si më sipër është edhe me inspektoriatin e mbikqyrjes sociale që duhet të bëjë mikqyrjen institucionale të këtyre qendrave.

Si dilet nga kjo situatë?

E vetmja zgjidhje nga kjo situatë është deinstitucionalizimi, pra kalimi i fëmijëve gradualisht në familje kujdestare të përzgjedhura, financuara dhe mbështetura nga shteti.

Kjo zgjidhje duket edhe më e natyrshme në kushtet kur shumica e fëmijëve në jetimore nuk janë jetimë biologjikë—të braktisur përfundimisht nga prindërit apo me prindër të vdekur—por kanë të paktën njërin apo të dy prindërit gjallë, por që nuk i mbajnë dot fëmijët për arsye të ndryshme, kryesisht për mungesë të mundësive ekonomike.

Qeveria ka vendosur ta ndërmarrë këtë reformë që në vitin 2007. Qeveria Rama ka hartuar një strategji kombëtare për deinstitucionalizmin dhe pothuajse ka plotësuar kuadrin ligjor—ka mbetur për t’u përfunduar statusi i familjes kujdestare, i cili do të përcaktojë të drejtat dhe detyrimet e saj.

Ndërkohë ka filluar edhe në praktikë një fazë pilote për sistemin e një numri të vogël fëmijësh me familje kujdestare. Në qytetin e Shkodrës, për shembull, të paktën 12 fëmijë janë strehuar në familje kujdestare, të mbështetur financiarisht nga organizata ndërkombëtare të fëmijëve.

Qeveria Rama kishte parashikuar që në fund të mandatit nuk do të kishte më fëmijë në institucione. Ku objektiv nuk do të arrihet, pasi procesi i deinstitucionalizimit është shumë i ngadaltë. Pengesa kryesore është mungesa e fondeve: si qeveria, ashtu edhe pushteti lokal nuk kanë caktuar porthuajse fare fonde për këtë proces.

Ironia është se strehimi i tyre pranë familjeve kujdestare është shumë më i lirë se kostoja e mbajtjes së shtëpive të fëmijës, në disa raste deri në 10 herë më i lirë. Akoma më ironik është fakti se Ministria e Mirëqenies Sociale në këto 3 vjet duket se ka harxhuar më shumë fonde për spote dhe aktivitete sensibilizuese për fëmijët në përgjithësi se sa për buxhetin e jetimoreve./Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore2 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar2 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix2 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar2 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar2 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix3 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix3 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix3 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook