Lidhu me ne

Mix

Nëse keni këto dhimbje në shpinë, bën mirë të mos i injoroni

Nëse e kaloni gjithë ditën të kërrusur para kompjuterit dhe nuk ju qëndrojnë as shpatullat drejt ndërsa po hani, me siguri, për fat të keq, mund të jeni të familjarizuar me dhimbjet e tmerrshme të shpinës.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kiropraktikës, 80% e njerëzve vuajnë nga këto dhimbje në një moment të jetës së tyre, ndërsa sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, gratë janë më të rrezikuara se meshkujt që të përjetojnë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës.

Përveçse janë më të rrezikuara që të kenë dhimbje shpine, gratë janë edhe më të zonja se meshkujt që t’i injorojnë këto dhimbje. Kjo në fakt është shumë e gabuar.

Nëse ju vetëm do të kryqëzoni gishtat dhe të prisni derisa dhimbjet të lehtësohen, mund të pësoni dëmtime të përhershme. Ekspertët rekomandojnë njerëzit që të vizitohen tek mjeku nëse përjetojnë dhimbje të shpinës për më shumë se 6 javë.

Për më tepër, ja cilat janë 3 shenjat që paralajmërojnë se nuk duhet t’i injoroni dhimbjet e shpinës.

1.Dhimbja e shpinës shoqërohet me dhimbjet e këmbëve

Nëse keni dhimbje që fillon nga shpina apo kurrizi, vazhdon tek këmbët dhe përfundon tek gishtat, mund të jetë shenjë e acarimit të fijeve nervore.

Ndodh që gjendja të përmirësohet vetvetiu, megjithatë nuk përjashtohen as rastet kur mund të shkaktojë mpirje, dobësi të muskujve dhe dhimbje të vazhdueshme …kush do t’i donte? 90% e njerëzve që shfaqin këto simptoma zakonisht nuk kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, megjithatë ka edhe disa procedura joinvazive, si masazhi, fizioterapi, aplikimi i nxehtësisë etj ,që mund t’i lehtësojnë këto simptoma.

2. Dhimbja e shpinës shoqërohet me probleme me ekuilibrin

Ndërkohë që kalojnë vitet, fillon të rritet edhe rreziku për pësimin e frakturave të lidhura me osteoporozën. Prandaj, nëse keni dhimbje shpine dhe duket sikur keni probleme me ekuilibrin, duhet të konsultoheni me një mjek.

3.Dhimbja e shpinës shoqërohet me probleme me zorrët ose fshikëzën e urinës

Një sërë simptomash të tjera që absolutisht nuk duhet të injorohen janë problemet me zorrën ose fshikëzën e urinës dhe mpirjen e ijëve. Këto simptoma mund të paralajmërojnë për sindromën e bishtit të kalit (sindroma cauda equina), një gjendje e rrallë që ushtron shumë presion tek nervat në fund të shtyllës kurrizore, ku lidhet me organet e legenit.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook