Mix
Guatemalë 99.6 % e banorëve konsumojnë kafe po ne?
Shqiptarët janë popull kafe-dashës. Ky është një fakt i konstatuar shumë më parë, por kësaj here përforcohet edhe nga të dhënat e vendosura në dispozicion nga Euromonitor International dhe kërkimit nga revista prestigjioze The Economist.
Po të shikojmë hartën, vëmë re se Shqipëria ndodhet në zonën e gjelbër, të konsumit të kafes më tepër, krahasuar me të çajit. Shtete si Italia, Greqia, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia kanë të njëjtat tendenca.
Duket se zakoni nuk hiqet lehtë, duke parë hartën, çaji konsumohet më tepër kryesisht nga vendet e lindjes. Uzbekistani konsiderohet vendi me konsumin më të lartë të çajit, ku 99.6 % e banorëve konsumojnë ça, raporton Monitor.
Ndërsa në Guatemalë 99.6 % e banorëve konsumojnë kafe.
Instituti i Statistikave në Shqipëri bën të ditur nga të dhënat e importit për tremujorin e parë të 2016, se kafeja nuk është prekur nga kriza e konsumit.
Për janar-mars janë importuar 2.4 për qind më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2015. Kafeja është nga të paktat produkte që nuk është prekur nga kriza në Shqipëri.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu