Mix
Trondit sociologu holandez: Martesa ka ndikim negativ në shëndetin tuaj
Sociologu holandez, Matthijs Kalmijn, bazuar në studimin e tij të fundit, ka thënë se martesa nuk ka asnjë efekt pozitiv, madje ajo ka ndikim negativ në shëndetin tuaj.
Rezultati i vetëm pozitiv i martesës është se çiftet e sapomartuara janë të lumtura, por vetëm gjatë vitit të parë pas martesës.
“Njeriu nuk fiton shumë duke u martuar”, shprehet sociologu, duke shtuar se divorcet nuk janë asgjë e re.
Dhe, meqë 40 për qind e të gjitha çifteve ndahen, kjo ka një ndikim në pyetjen nëse martesat kanë një bilanc shëndetësor pozitiv.
Ky studim tregon për herë të parë se imazhi i idealizuar i martesës nuk korrespondon me realitetin.