Mix
Ja sa duhet ta keni rrogën nëse doni të dukeni seksi para femrave
Sipas një studimi të fundit, nëse meshkujt duan të duken seksi në syrin e femrave, ata fillimisht duhet të kenë një rrogë reativisht të mirë.
Në studim kanë marrë pjesë rreth 1.280 njerëz, 20 për qind prej të cilëve pohojnë se joshen më shumë nga pasuria sesa nga inteligjenca.
Por, jo vetëm kaq: studimi thotë se nëse keni para mund ta anashkaloni edhe palestrën, pasi që 42 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se sigurimi financiar është shumë më i rëndësishëm sesa pamja fizike.
Gratë duan që meshkujt të fitojnë më shumë para
Sipas studimit, meshkujt duhet të punojnë më shumë për t’u perceptuar si joshës. Kjo për shkak se 53 për qind e grave kanë deklaruar se dëshirojnë që partneri të ketë të ardhura më të mëdha në lidhje.
Ndërsa vetëm 17 për qind e meshkujve kanë thënë se duan që partnerja e tyre të fitojë më shumë.
Sa të lartë duhet ta keni rrogën?
Të ardhurat e larta do të kenë ndikim pozitiv në pamjen tuaj fizike, nëse veç i dorëzoni në shtëpi mbi 2,700 dollarë në muaj.
Por, nëse dëshironi të jeni me të vërtetë seksi, atëherë duhet të keni të ardhura mbi 4,600 dollarë në muaj pasi kjo përkthehet në vetbesim dhe vetbesimi është një nga sekretet që i tërheq më lehtë femrat.