Mix
Dietat e supermodeleve, ja çfarë hanë bukuroshet e pasarelave
Së pari, le të themi atë që është më e rëndësishme; trupat më të bukur të botës, si modelet që do t’iu përmendim më poshtë, përpara së gjithash, kanë fat gjenetik! Megjithatë, askush nuk e mohon stërmundimin e tyre për të qëndruar gjithmonë në formë të mirë. Stërvitja dhe ushqyerja janë dy elementët kryesorë që I bënë këto vajza t’I ketë zili e gjithë bota. Secila prej tyre ka një program të caktuar ushqimor të cilit I përmbahet. I shohim me radhë…
Gisele Bundchen
Sekretet e bukrisë së fizikut të Gisele janë bërë publike që më parë; dieta e saj personale nga Allen Campell, konsiston në përdorimin e perimeve në masën 80 %. Pjesa që mbetet plotësohet me drithëra si quinoa apo bizelet. Nuk mungon mishi pa yndyrë dhe peshku salmon. Për Gisele ‘nuk lejohet’ përdorimi I sheqerit, miellit të bardhë, kripës së bardhë, kafeinës etj. Gisele mund t’I shpëtojë regjimit vetëm për një ditë në javë.
Miranda Kerr
Bukuroshja që sapo bëri në fshetësi dasmën e saj të dytë, ndjek dietën sipas grupit të gjakut. Miranda është e grupit të gjakut A. (Gjeni ne Living Dieta sipas grupit te gjakut)
Dieta e Adriana Lima
Rasti i saj është i veçantë, ndryshe nga ai i modeleve të tjera por duhet specifikuar që është përjashtim i pakëshillueshëm dhe se modelja ndiqet vazhdimisht nga mjeku. Lima ka thënë se, të paktën 9 ditë përpara sfilatës, pi vetëm lëngje të freskëta, pa shtuar asgjë tjetër. 12 orë përpara sfilatës, nuk shton asnjë lëng në trup.
Dieta e Bella dhe Gigi Hadid
Motra e vogël e Gigi-t ka pranuar se nuk heq dorë nga asgjë, as nga një panine me djathë apo një pjatë patate të skuqura. E gjitha meritë e nënës natyrë dhe shumë, shumë aktivitet fizik.
Gigi, për të qendruar në formë ka ndërthurur ushqyerjen e rregullt me aktivitetin fizik. Në përgjithësi preferon ta përgatisi vetë ushqimet e saj që janë sallatat dhe lëngjet e shtrydhura