Lidhu me ne

Mix

Masturbimi është i shëndetshëm

Ka shumë mënyra për të përshkruar aktin e masturbimit, por pamvarësisht se si e thërret, masturbimi është 100% natyral, normal dhe i shëndetshëm.

Nuk ka mënyrë të drejtë apo të gabuar rreth këtij proçesi fantastik; e mira ndryshon nga individi në individ. Mund të prekësh vetën në vënde të ndryshme të trupit tënd, si pjesa e brëndshme e kofshës, gjoksi, pjesët intime, qafa etj. Teknikat e masturbimit varen nga trupi yt dhe preferencat, kështu dhe masturbimi do të ndryshojë nga individi në individ por dhe nga seksi biologjik i gjithsecilit. Të njohësh trupin tënd është një hapje ndaj ndjesive të reja dhe të pa eksploruara më parë.

Sa duhet të zgjasë masturbimi ?

Varet nga ty! Loja dhe paraloja mund të zgjasin nga një minutë deri sa të lodhet dora. Zakonisht proçesi i masturbimit mbaron me orgazëm, por jo gjithmonë përjetojmë të tillë kështu që nëse nuk ndodh nuk duhet ta forcojmë. Mëso se çfarë të pëlqen dhe shijo proçesin.

Çfarë më duhet ?

Pjesa më e bukur është fakti që e vetmja gjë që të duhet je ti. Për të filluar të njohësh trupin është mirë të fillosh vetëm më dorën tënde. Prekja e trupit të bën të kuptosh shumë shpejt se çfarë ndjen në pjesë specifike të trupit duke e njohur më mirë atë. Nëse nuk je akoma shumë konfortabël për të qënë shumë intim me veten mund të masturbohesh me rroba. Mos harro që ky është një aktivitet që i dedikohet totalisht kenaqësisë tënde personale, kështu që qëndro aty ku e ndjen veten mirë dhe të pëlqen.
Mjedisi është çelësi i një sesioni të suksesshëm masturbimi. Fik dritat, vendos pak muzikë ose shih pak porno. MOS HARRO, çfarë sheh në filma porno nuk është e vërtetë. Porno përfaqëson fantazinë dhe ata janë aktorë apo performues. Mund dhe të masturbohesh me një partner, kjo mund të jetë një mënyrë më e mirë për të njohur veten dhe njëri- tjetrin ( partnerin p.sh). Pak lubrifikant gjatë masturbimit ose seksit padyshim që do të shtojë kënaqësinë dhe kur të behesh më ekspert mund të shtosh vibratorë, dildo, ose lodrat që dëshiron.

Mos harro, masturbimi ka të bëjë me vetëkënaqësinë, njohjen e trupit dhe zbulimin e orgazmës. Të gjitha këto janë info dhe gjëra që mund të bësh me partnerin në mënyrë që të përmirësosh jetën seksuale, por nga ana tjetër janë dhe provë që nuk ke nevojë për partner për të pasur kënaqësi personale.

Benefitet ?

Masturbimi nuk ka efekte negative në mëndje dhe trup. Edhe nëse e bën shpesh. Ndërkohë benefitet e mastrubimit janë të pafundme, duke përfshirë një gjumë më të mirë, disponim më të mirë, kënaqësi dhe zero mundësi për sëmundje seksualisht të trasmetueshme. Ka shumë mite rreth masturbimit por asnëri prej tyre nuk është i vërtetë, nuk do qërrohesh, nuk do të bien flokët, nuk do të rritën qime në dorë, ose çfarëdolloj historie tjetër që ke dëgjuar./ Nga Zhaklin Lekatari

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime18 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix20 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix20 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix20 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore20 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar21 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix2 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix2 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix2 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook