Mix
Ja si te parandaloni yndyrosjen e flokëve
Njësoj si lëkura dhe flokët e yndurshëm kërkojnë një kujdes specific. Nuk mund ta imagjinoni se sa shqetësuese ëshë të kesh vetëm 12 orë me floë të lara dhe të tjerët të mendojnë se keni 3 ditë pa u larë. Është yndyra ajo që ushqen flokët dhe i jep shkëlqim, e po ajo u merr volumin.
Nëse keni flokë të yndyrshëm, specialistët ndalojnë trajtimet me keratinë, pasi kjo e fundit i yndyros së tepërmi. Veç këshillave të estetistëve, kemi përmbledhur më poshtë disa ide praktike se sit ë largoni yndyrën e tepërt nga flokët.
Përdorni shampo(volumizing) që t’u shtojnë volumin flokëve tuaja. Ajo do të zhveshë rrënjët e flokëve nga vaji i tepërt duke i lënë flokët të thata dhe me volum. Nëse përdorni balsam, përdoreni vetëm për majat e flokëve . Për të parandaluar prodhimin e yndyrës mund të përdorni gjithashtu shampoo të thatë e cila aplikohet pa ujë dhe thith yndyrën e tepërt.Kjo shampo i ngjason pudrës së bebes dhe mund të gjendet në cdo dyqan. Përpiquni t’i prekni sa më rrallë flokët pasi prekja stimulon gjendrat e yndyrës.