Lidhu me ne

Mix

Dëmet psikologjike që i shkaktohen fëmijës nga të bërtiturat

“Të bërtiturit është diçka qe shpreh zemerimin e nje personi, eshtë një reagim i natyrshem i kesaj ndjenje por që perceptohet si një formë kërcënimi social edhe para një fëmije 4 vjeçar. Në cfarëdo formë që të shprehet të bërtiturit është diçka e gabuar dhe prindërit nuk duhet ta justifikojnë një veprim të tillë edhe pse tërheq vëmendjen e fëmijës në çast”, shprehet doktor Kylie Prulett i cili mbron idenë se prindërit nuk duhet të bërtasin dhe ky është një kusht! Megjithatë ekzistojnë disa mite rreth të bërtiturit që babai i bën fëmijës.

Të bërtiturat tuaja do të ndikojnë në zhvillimin e tyre
Kjo varet nga temperamenti i fëmijës. Nëse fëmija është i turpshëm ai do ta vuajë më gjatë agresionin që ju shfaqët, nëse është disi i pavarur do ta përjetojë edhe më pak. Në zhvillimin neurologjik të fëmijës do të ndikojnë edhe forca të tjera gjatë punës tuaj me fëmijën.

Kjo është e vetmja mënyrë që fëmijët kuptojnë se një i rritur është i nervozuar nga sjellja e tyre
Fëmijët e kuptojnë menjëherë gjendjen tuaj emocionale dhe për këtë nuk keni përse të bërtisni me zë të lartë. Emocionet tuaja do të shprehen edhe nëpërmjet ndrysjes së vetullave, skuqjes në fytyrë etj.

Është një impuls i rrezikshëm
Kur fëmija është në rrezik, prindërit nuk mund të frenojnë të bërtiturin, në të vërtetë ashtu duhet të ndodhë. Kjo është një përgjigje që ndodh në mënyrë automatike nga sistemi nervor si një formë për t’i dhënë ndihmë. Refleksi i të bërtiturit shpëton jetë, megjithatë ngelet në kornizat e një refleksi dhe nuk duhet të përdoret në momentet e gabuara.

Fëmijët ju dëgjojnë më shumë nëse bërtisni
Ka një diferencë shumë të madhe midis të dëgjuarit dhe të kuptuarit të asaj që jeni duke thënë. Nëse një prind bërtet fëmija ju dëgjon por më shumë siguri nuk po “thith” shumë nga ajo që jeni duke thënë. Ndërkaq mëson se duhet të ketë frikë nga ju.

E bën fëmijën më të ashpër
Në të vërtetë sipas asaj që mjekët shprehin për “Fatherly”, kjo është diçka që nuk është provuar duke qënë se të bërtiturit është një ndëshkim fizik që nuk e prek zhvillimin moral të fëmijëss.

Është e njëjta gjë për të dy prindërit
Të bërtiturit rezulton të jetë më tepër një çështje e lidhur me gjininë e personit. Kështu nuk jemi duke thënë se nënat nuk bërtasin, por baballarët e bëjnë këtë me më tepër forcë. Kjo ndodh për shkak të testosteronit (hormon mashkullor) dhe për këtë arsye baballarët duhet të ndërgjegjësohen në lidhje me këtë më tepër se nënat. Në momentin që jemi të irrituar zëri do të jetë automatikisht më i lartë, dhe nëse marrim në konsideratë trashësinë e zërit mashkullor, do të kuptojmë se babai do të jetë edhe më i frikshëm në sytë e fëmijës në momentin që do të bërtasë. Kjo nuk do të ndikojë pozitivisht në ndërtimin e marrëdhënieve të tyre në të ardhmen.

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime14 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix16 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix16 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix16 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore16 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar17 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook