Gatime
Ja çfarë ndikimi kanë kikirikët në shëndetin e njeriut
Kikirikët kanë një sërë efektesh të dobishme për shëndetin e njeriut. Ndoshta nuk e dini, por ata janë antioksidantë më të mëdhenj se manaferrat dhe luleshtrydhet dhe shumë më të pasur se mollët, karotat apo panxhari.
Ata përmbajnë një sasi të madhe proteinash, çka i bën një ushqim të mjaft të preferuar nga perosonat që merren me “bodybulding” ose ata që janë nënpeshë.
Kikirikët janë një burim i mirë i koenzimes Q10 e cila mbron zemrën kur ka mungesë oksigjeni. Kikirikët pa kripë ndihmojnë gjithashtu arteriet e zemrës.
Përmbajtja e naicinës ndihmon në shërimin e qelizave te dëmtuara te sëmundjes Alzheimer dhe problemeve të moshës. Ata përmbajnë vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që ul ndjeshëm rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Frutat e thata janë të pasur gjithashtu me hekur, element thelbësor për funksionimin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut.
Kikirikët janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave. Ato përmbajnë fibra që ndihmojnë për të ulur rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
Kikirikët ndihmojnë për të përshpejtuar rritjen e hormoneve mashkullore dhe femërore. Prindërit për vite me radhë e kanë shmangur kikirikun nga dieta e fëmijëve, pasi i trembeshin alergjive.
Megjithatë një studim i ri nxjerr në pah faktin se konsumi i tyre zhvillon imunitet ndaj përbërësit që shkakton reaksion.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu