Kritike
Evi Kokalari: Ishte në seli dhe i dërgoi si përforcime, monstrat e Bashës kanë fytyre femrash
Aktivistja që ka dalë në krah të Berishës, Evi Kokalari, ka bërë një postim në Facebook, teksa ka fajësuar Bashën për incidentin që ndodhi disa ditë më parë në selinë e PD-së, ku pat dhe përplasje mes grave.
Kjo përplasje ndodhi kur zonja Evi Kokalari së bashku me Albana Vokshin dhe disa gra të tjera të LDG-së po flisnin për mediat. Në këtë moment, një mbështetëse e Bashës iu shkoi nga pas dhe nuk i lejoi që të flisnin. Kjo situatë agravoi dhe për pak sa nuk ndodhi një sherr fizik mes tyre, i cili u shmang nga ndërhyrja e disa personave që ndodheshin aty.
Kokalari fajëson Bashën dhe në postimin e saj me fotot e Grida Dumës, Desada Metajn dhe mbështetëset e Bashës, me të cilën pati dhe incidentin, shkruan se “Monstrat e Lulzim Bashës kanë fytyre femrash.”
Kujtojmë se gjatë këtij incident, Basha dhe asnjë përfaqësues i selisë blu nuk tentoi të dilte dhe të qetësonte situatën.
“Jam votuar me mbi 4000 delegatë për të qenë pjesë e Komisionit të Rithememelimit. Nuk mund të kontrollojë dy gra me probleme. Ky është Lulzim Basha. Si qenka ky provokim,”- ishte deklaratë e Kokalarit pas incidentit.
Në postimin e Kokalarit, disa komentues i sugjerojnë që mos të ngatërrojë Violetën me të tjerat, pasi sipas komentueses, Violeta është të paktën besnike. Dhe Kokalari i përgjigjet se nuk mundet ta justifikojë dhe që fajin e ka Basha që vetë ishte në seli por dërgoi këto si përforcime.
Kujtojmë se Kokalari ka pasur disa përplasje edhe më pare me Desada Metajn – e cila është këshilltare e Lulzim Bashës.