Radar
Digjet afati 24-orësh, Basha nuk nxjerr emrat e ‘delegatëve’
Afati i vendosur prej vetë atij skadoi!
Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kreu i Komisionit për punimet e takimit të datës 18 dhjetor, Jemin Gjana, nuk i bënë publikë emrat e 5004 delegatëve, që sipas tyre ishin të pranishëm të shtunën në Pallatin e Kongreseve, për të votuar rezolutën kundër personave të shpallur non grata nga SHBA-të, të cilët nuk do të lejohen të kenë poste drejtuese në parti. Edhe pse e gjithë e diela ishte në dispozicionin e tyre, as Basha dhe as Gjana nuk dolën në konferenecë, për të bërë pubklike emrat, siç vetë premtuan ditën e shtunë, njëri pas tjetrit.Ky veprim i tyre vjen në kulmin e debateve dhe polemikave mbi numrin real të delegatëve që u ulën në shkallët e Pallatit të Kongreseve, ku pati dhe një numër të madh të tyre , që u identifikuan me foto se ishin duke kryer votim familjar.
I tillë ishte dhe rasti i zonjave që merren me pastrimin në selinë e PD-së të cilat u shoqëruan në Kuvend dhe nga anëtarë të tjerë të familjeve të tyre.