Lidhu me ne

Mix

Sindroma që të gjitha gratë e ngatërrojnë me dhimbjet e ciklit menstrual

Ndiheni të fryrë, në siklet dhe merrni frymë me vështirësi ndërkohë që keni dhimbje të tmerrshme barku? Këto simptoma mund të duken të njohura për të gjitha gratë, duke qenë se u duhet t’i përballojnë çdo muaj. Por, ka raste kur ato paralajmërojnë për një problem tjetër tek femrat: sindromën e zorrës së irrituar (SZI). Kjo sindromë mund të shkaktojë dhimbje therëse, fryrje të barkut, kapsllëk si dhe periudha të shkurtra diarreje.

Te shumë njerëz simptomat zgjasin pak ditë dhe më pas fillojnë të përmirësohen, por nuk zhduken krejtësisht. Disa prej tyre mund të kenë sulme të herëpashershme të nxitura nga ajo çfarë hanë apo pinë, prandaj simptomat e kësaj sindrome mund të kontrollohen nëpërmjet dietës. Cilat janë simptomat më të dukshme?

Shenjat më të zakonshme që mund të përjetojë një person që vuan nga sindroma e zorrës së irrituar janë:

• Dhimbje therëse në stomak, që mund të lehtësohen pas jashtëqitjes.
• Ndryshime në mënyrën e jashtëqitjes – si diarre, kapsllëk ose ndonjëherë të dyja së bashku.
• Fryrje dhe ënjtje të stomakut.
• Me raste mund të ketë nevojë urgjente për të shkuar në tualet.
• Erë e rëndë
• SZI mund të sjellë edhe ndërlikime të tjera, si mungesë energjie, të përziera, dhimbje gjatë aktit seksual, ankth dhe depresion.

Për arsyen se është e paqartë se çfarë e shkakton SZI, trajtimi fokusohet në lehtësimin e simptomave.Megjithatë simptomat mund të menaxhohen duke ndryshuar dietën dhe mënyrën e jetesës, dhe duke kuptuar natyrën e kësaj gjendjeje. Në shumë raste mjekimet ose trajtimet psikologjike mund të jenë të dobishme. Njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë rekomandohen që të ndërpresin konsumin e fibrave tek drithërat, frutat e thata dhe farat nëse kanë vazhdimisht diarre, si dhe të konsumojnë fruta e perime.

Ndërsa, nëse vuajnë nga kapsllëku, duhet t’i konsumojnë ushqimet e pasura në fibra. Ekspertët rekomandojnë gjithashtu që të konsumoni shumë ujë që të shmangni dehidratimin. Këshilla të tjera:

 
• konsumoni vakte të rregullta duke mos anashkaluar asnjërën prej tyre
• kufizoni konsumin e çajit ose kafes në maksimumi 3 filxhanë në ditë
• ulni sasinë e alkoolit dhe pijeve të gazuara
• nëse keni fryrje barku, duhet të konsumoni bollgur
• nëse keni diarre, duke të shmangni produktet me ëmbëltues artificial, si çamçakëzët ose pijet energjike.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?

Irena Beqiraj Të dhënat tregojnë: – 1.2 milionë shqiptarë jetojnë tani jashtë vendit (ose 44%)– 70% e emigrantëve janë nën...

Mix2 ditë më herët

Kryeministri i Kanadasë feston fitoren me muzikë rep dhe kërcim në skenë, videoja e Mark Carney bëhet virale

Pasi siguroi një fitore historike në zgjedhje, kryeministri kanadez Mark Carney festoi suksesin e tij politik në mënyrën më të...

Mix2 ditë më herët

Rikthehen “Peaky Blinders”, ngjarjet zhvendosen 20 vite më vonë, roli i Cillian Murphy

Një serial i ri i dramës ”Peaky Blinders” do të fillojë xhirimet këtë verë, ku ngjarjet pasqyrojnë vitet 1950, sipas...

Mix2 ditë më herët

“Metallica”, grupi heavy metal që ka bërë historinë

Metallica është një nga grupet më të njohura dhe më të suksesshme të muzikës heavy metal në histori. E formuar...

Mix2 ditë më herët

Marlon Brando, ylli amerikan i “The Godfather”

Marlon Brando ishte një aktor amerikan i njohur si një nga figurat më të mëdha në historinë e kinemasë. Ai...

Mix2 ditë më herët

Ishte nominuar dikur për çmimin Nobel, fakte nga jeta e diktatorit të tmerrshëm Adolf Hitler

Adolf Hitler, një nga diktatorët më të këqinj ndonjëherë, mbase edhe më i keqi në tërë historinë njerëzore, ishte përgjegjës...

Radar2 ditë më herët

Na shkruajnë shpesh, pse i bëjmë opozitë opozitës

Na shkruajnë shpesh sidomos në inbox se pse i bëjmë opozitë opozitës Podiumi është themeluar në janar të vitit 2016...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump, Ukraina do mposhtet shumë shpejt. Unë po e shpëtoj

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një intervistë së fundmi për “The Atlantic” me gazetarin Jeffrey Goldberg që nxori në...

Kryesore2 ditë më herët

Lobimi 6 milionë dollarë, Lulzim Basha: PD do të ishte në pushtet nëse Berisha s’do e përdorte partinë për hallet e tij

Lulzim Basha Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me kontratën e lobimit 6...

Mix2 ditë më herët

Makaronat dhe rënia nga pesha – ndihmojnë apo përkeqësojnë procesin?

Hapi i parë që marrin njerëzit që duan të humbasin kilogramët e tepërt, është kufizimi apo heqja dorë nga karbohidratet,...

Facebook