Mix
Shenjat që paralajmërojnë mungesën e hekurit në organizëm
Sipas statistikave më të fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rreth 9 për qind e grave vuajnë nga mungesa e hekurit, por numri është edhe më i lartë për gratë fizikisht aktive, thonë ekspertët. 10 shenjat e mëposhtme paralajmëruese ju tregojnë nëse vuani nga mungesa e hekurit apo jo .
Lodhje
Trupi e përdor hekurin për të formuar hemoglobinën, substanca në qelizat e kuqe të gjakut që mbart oksigjen. Kur organizmit i mungojnë qelizat e shëndetshme e të pasura me oksigjen ju filloni të ndiheni të lodhur.
Vështirësi në përqëndrim
Sinteza e neurotransmetuesve mund të ndryshojë tek njerëzit me mangësi të hekurit, duke shkaktuar marramendje dhe mungesë përqëndrimi.
Vështirësi në frymëmarrje
Pa hekur të mjaftueshëm në gjak, trupi bëhet i uritur për oksigjen.
Lëkurë e zbehtë
Pamja e zbehtë mund të shkaktohet nga keqqarkullimi i gjakut dhe zvogëlimi i numrit të qelizave të kuqe të gjakut.
Thonj të brishtë
Thonjë e brishtë dhe lehtësisht të thyeshëm është shenjë e mungesës së hekurit në organizëm.
Infeksione më të shpeshta
Nëse kohet e fundit keni kaluar gjendje të shpeshta gripale apo viroza , mund të jetë për shkak të mungesës së këtij minerali.
Urinë e kuqe apo rozë ëhtë gjithashtu shenjë e mungesës së hekurit, vetëm në rast se nuk keni ngrënë ushqime me pigment të theksuar të kuq apo vishnje ( si panxhari)