Lidhu me ne

Kritike

Gjyqtari i gjykatës së Vatikanit kritikon Gates e Soros: Po përdorin Covid për të vendosur ‘kontroll total’ mbi njerëzimin

Një kardinal gjerman ka ndezur polemika duke deklaruar se pandemia e koronavirusit është përdorur nga njerëz si George Soros dhe Bill Gates për të krijuar një ‘shtet mbikëqyrës’ global.

Pandemia e Covid-19 ka ndezur ‘kaos’ e ‘trazira’ që rrjedhin jo vetëm nga ‘mungesa e njohurive’ në lidhje me transmetueshmërinë dhe rrezikun e vetë virusit, por nga vullneti i super të pasurve për të ‘rrëmbyer mundësinë për t’i vënë njerëzit në linjë’, tha Gerhard Ludwig Müller në një intervistë me Institutin St. Boniface të Austrisë javën e kaluar. Ai është gjyqtar i rangut të lartë në gjykatën e Vatikanit.

Elitat financiare të botës tani po përdorin pandeminë dhe masat që marrin qeveritë për të luftuar përhapjen e virusit për t’i nënshtruar njerëzit në ‘kontroll total’ dhe për të krijuar një ‘shtet të mbikëqyrjes’ globale, shtoi ai. St. Boniface publikoi një video që tregon një pjesë të vogël të intervistës dhe që atëherë kardinali ka konfirmuar për agjencinë gjermane të lajmeve DPA se pamjet janë të vërteta.

“Njerëzit që ulen mbi fronin e pasurisë së tyre, shohin një ‘mundësi për të çuar përpara axhendën e tyre”, tha kardinali, duke përmendur bashkëthemeluesin e Microsoft, Bill Gates, miliarderin George Soros dhe kreun e Forumit Ekonomik të Davos, Klaus Schwab , mes atyre që qëndrojnë pas skemës së supozuar të kontrollit global.

Kardinali akuzoi më pas elitat financiare globale për një përpjekje për të sjellë në jetë ‘një njeri të ri’ të krijuar ‘sipas imazhit dhe ngjashmërisë së tyre’, duke shtuar se ai nuk do t’i dëshironte një fat të tillë vetes. “Kjo nuk ka të bëjë fare me demokracinë.” – tha ish-peshkopi i Regensburgut, i cili dikur drejtoi Kongregacionin për Doktrinën e Besimit.

Deklaratat e kardinalit, të cilat vetëm kohët e fundit u shfaqën në media, ndezën një valë kritikash nga mediat gjermane, të cilat shpejt i quajtën fjalët e tij ‘teori konspirative’.

Disa ekspertë të ftuar nga revista gjermane Der Spiegel dhe media të tjera thanë se fjalët e tij mund të interpretohen si një krahasim midis veprimeve të qeverisë moderne dhe atyre të nazistëve, krimet e të cilëve në këtë mënyrë ‘zvogëlohen’. Ata thanë gjithashtu se një përmendje e thjeshtë e Soros në një kontekst të tillë mund të shihet si antisemitike.

Vatikani nuk i ka komentuar deklaratat e Müller. Konferenca e peshkopëve gjermanë fillimisht vuri në dukje vetëm thirrjen e tyre për njerëzit që të vaksinohen. Më vonë, zëdhënësi i konferencës, Matthias Kopp, tha në Twitter se ishte i habitur nga fjalët e Mueller dhe shtoi se kardinali me sa duket i bëri deklarata të tilla ‘si një person privat’.

Vetë Müller i tha DPA-së në një email se ai refuzon logjikën sipas së cilës kushdo që ‘kritikon elitën financiare … është automatikisht në anën e gabuar’. Ai gjithashtu vuri në dukje edhe një herë ‘ndikimin e paligjshëm’ të ushtruar nga ‘elitat super të pasura në vende të ndryshme’.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime2 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix3 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix3 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix3 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore3 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar4 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix21 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix21 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix23 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook