Radar
Audiencë e rremë? Profile të huaja ankohen për ‘vjedhje’ llogarie në ‘live-n‘ e Bashës
Krydemokrati Lulzim Basha është akuzuar ditët e fundit për ‘vjedhje’ të audiencës duke përdorur profile të huaja për të rritur shikueshmërinë.
Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe sot, kur ishte duke u transmetuar ‘live’ në faqen e tij zyrtare në Facebook, mbajtja e Kuvendit të 18 Dhjetorit. Në medie kanë qarkulluar disa foto ku profile të huaja ankohen se iu është vjedhur llogaria dhe janë gjendur rastësisht në ‘live stream-in’ e kryedemokratit.
“Pse është vjedhur llogaria ime më ndihmoni ju lutem nuk dua ta shoh këtë ‘live’”, shkruan një nga profilet në Facebook. Ndërsa një tjetër ankohet “Dreqin, pse jam unë në këtë ‘live’”.
Kujtojmë se pak më parë, Kuvendi miratoi tre vendime duke nisur nga ratifikimi i rezolutës së Këshillit Kombëtar të 12 dhjetorit 2021, te futja në ‘listën e zezë’ të gjithë personat e shpallur ‘non-grata’ nga SHBA-ja dhe krijimi i strukturës së re Aleanca Qytetarë për demokracinë.