Radar
Referendumi, reagon Sali Berisha: PD ndahet sot përfundimisht nga humbjet
Ish-kryeministri, Sali Berisha, postoi një mesazh në kohën kur demokratët po votojnë masivisht për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Në mesazhin e shkurtër online, Berisha thekson se PD do ndahet sot përfundimisht nga humbjet dhe pazaret.
“Partia Demokratike ndahet sot përfundimisht nga humbjet dhe pazaret që të mos humbasë Shqipëria nesër,” shkruan Berisha.
Kujtojmë se në takimin e tij sot, Basha foli për Shqipërinë e nesërme, duke thënë se si është PD sot, do jetë Shqipëria nesër.