Lidhu me ne

Radar

Operatori i Soros Ervin Qafmolla: Atyre që nuk vaksinohen duhet t’u mohohet shërbimi mjekësor


Ish-anëtari i organizatës Mjaft e operatori i Fondacionit Soros në Shqipëri, Ervin Qafmolla, ka bërë thirrje që personave të cilët nuk vaksinohen ndaj Covid-19 duhet t’u mohohet shërbimi mjekësor, pasi janë kthyer në rrezik jetësor për pjesën tjetër të shoqërisë.

Në një editorial të gjatë, Qafmolla sjell disa shembuj nga fusha të tjera për të përligjur thirrjen e tij. Sipas autorit, shumë njerëz në botë kanë vdekur apo janë sëmurur rëndë për shkak se spitalet kanë qenë të mbingarkuara nga të prekurit nga Covid-19 që nuk janë vaksinuar dhe kanë nisur një kryqëzatë kundër shkencës.

:Bota ende po studion pasojat që mbingarkesa e sistemeve spitalore prej COVID-19 ka shkaktuar mbi të prekurit nga sëmundje të tjera. Përshkallëzimi i kapjes së vonuar të rasteve me kancer dhe fatalitetet përkatëse si pasojë e mbingarkesës së sistemeve shëndetësore, tashmë të dokumentuara, janë vetëm një aspekt i gjëmës. Njerëzit kanë vdekur edhe nga absese banale sepse nuk mundën të kishin qasje në shërbim. Rrjedhimisht, do të preferoja që të mos vdisja nga ndonjë sëmundje e kurueshme për shkak se sistemi shëndetësor është drejt kolapsit nga ata që meqenëse nuk kanë ndonjë justifikim më pak dëshpërues për përvojat zhgënjyese që përjetojnë, tani kanë zbuluar si përligjje të mllefeve, kryqëzatën idiote kundër shkencës. Ndaj, sado johumane apo e pamundur, refuzimi i dhënies së ndihmës ndaj të pavaksinuarve (përjashto ata që nuk munden për arsye shëndetësore) do të ishte, në rastin më modest, një fillim i mirë.” – shkruan Qafmolla.

Ai i cilëson të pavaksinuarit si ‘xixëllonja qorre’ nëpër terr që kanë ngarendur flakadanët e tyre kundër shkencës.

Në fund të shkrimit, Qafmolla, thekson se refuzimi i dhënies së ndihmës ndaj personave të pavaksinuar ndaj koronavirusit të ri do ishte një fillim i mbarë.

Qafmolla është i angazhuar rregullisht në projekte të Fondacionit për Shoqërinë e Hapur në dy dekadat e fundit. Po kështu ai është autor në median BIRN-Reporter.al. /Hashtag.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix60 minuta më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix1 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix1 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore1 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar2 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix19 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix19 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix21 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix21 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix22 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Facebook