Lidhu me ne

Mix

Gratë shtatëzëna duhet medoemos të evitojnë këto ushqime

Lista e ushqimeve që duhet të shmangen gjatë shtatzënisë nuk duhet të kufizohet vetëm me alkoolin, vezët e paziera apo djathin e butë. Dietologia Emma Derbyshire ka zbuluar për MailOnline disa nga ushqimet që duhet të shmangen patjetër nga gratë shtatzëna.

Duke filluar nga picat, që mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e foshnjës, deri tek ëmbëlsirat të cilat mund të rrisin rrezikun e lindjes së parakohshme, dr. Derbyshire i sugjeron femrat që t’i harrojnë këto ushqime gjatë shtatzënisë:

Lëngje frutash dhe perimesh të pasterizuara: Mund të mendoni se po i bëni mirë vetes dhe bebes duke pirë lëngje frutash dhe perimesh, por, varietetet e pasterizuara mund të shkaktojnë më shumë dëme sesa të mira. Lëngjet e frutave dhe perimeve të pasterizuara përmbajnë një bakter të dëmshëm për ata me sistem të dobët imunitar, përfshirë edhe gratë shtatzëna. Këtu përfshihen lëngjet e shitura nëpër dyqane, restorante apo baret që frekuentoni. Prandaj përpiquni që t’i shmangni.

Pjepri: Edhe pse pjepri është 90% ujë, 9% karbohidrate dhe 1% proteina dhe yndyra, fatkeqësisht në lëkurën e tij mund të rritet edhe bakteri i rrezikshëm listeria. Prandaj cimbisja e lëkurës së pjeprit (nga ana e brendshme) mund të paraqesë rrezik për abort tek gratë shtatzëna.

Hot Dog-ët e parapërgatitur: Nëse i preferoni shumë hot dog-ët e parapërgatitur me ketchup ose mustardë, mendohuni dy herë nëse jeni shtatzënë. Përbërësit e tyre, sidomos sallami, mund të jetë një tjetër burim i bakterit listeria.

Sallam/Suxhuk djegës: Mishi i kuq pa dhjamë është një burim i mirë proteinave të cilësisë së lartë, hekurit të mirë absorbuar dhe vitaminës B12, megjithatë gratë shtatzëna sugjerohen që të mos konsumojnë mish sallami ose suxhuk djegës. Ato zakonisht përmbajnë konservues të quajtur nitrate, që janë të dëmshme për zhvillimin e bebes.
Nivelet e larta të kripës tek to janë gjithashtu të dëmshme për nënën dhe fëmijën.

Tiramisù: Meqë folëm me vezët e paziera dhe rrezikun e bakterit salmonela, ato mund të gjenden edhe tek ëmbëlsirat shumë të preferuar nga njerëzit. Tiramisu është një prej tyre, e cila ka si ingredient kryesor vezët e rrahura, ku rreziku i bakterit salmonela është gjithmonë prezent.

Peshku tuna: Peshku tuna mund të konsumohet gjatë shtatzënisë, por në sasi të limituar. Idealja do të ishte jo më shumë se dy racione peshk tuna (140 g racioni) për javë. Kjo sepse peshku tuna mund të përmbajë mërkur, i cili mund të dëmtojë sistemin nervor të foshnjës.

Përpiquni që gjatë shtatzënisë të konsumoni peshk të freskët, duke qenë se përmban më shumë acide yndyrore omega 3 se peshqit e konservuar. 

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime20 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix22 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix22 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix22 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore22 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar23 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix2 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix2 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix2 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook