Lidhu me ne

Mix

Çfarë ndodh nëse konsumoni tre vezë në ditë

Veza është një ndër produktet që nuk mungon kurrë në shportën e konsumit të çdo familjeje shqiptare. Gjen përdorim pothuajse kudo, gatim gjellërash, ëmbëlsira, maska bukurie etj, por ajo që e bën të veçantë janë vlerat e saj të shumëllojshme ushqyese. E pasur me aminoacide, vitamina, si kompleksi i plotë i vitaminës B, vitamna D dhe E, fosofor, selen, komplekse proteinike etj Shumë njerëz tregohen skeptikë në lidhje me numrin evezëve që duhen konsumuar, por studimet e fundit kanë treguar se 3 vezë mjaftojnë. Jo në javë, por në ditë. Zbuloni ç’përfitime sjell veza për organizmin e njeriut:

1.Forcon sitemin imunitar: Edhe pse e kaluam fazën më të vështirë, atë të dimrit, duhet ta pranoni që pranvera tregohet jo gjithmonë mirëkuptuese me shëndetin. Lodhja pranverore, alergjitë e shumta dhe shenjat e lehta të ndonjë gripi nëpër këmbë dobësojnë shumë sistemin imunitar, për këtë arsye gjëja më e mirë që mund të bëni është të hani vezë. Një kokërr vezë mesatare përban thuajse ¼ e nevojës ditore për selen. Seleni ushqen organizmin dhe kontrollon funksionin e tiroides.

2.Mban nën kontroll kolesterolin: Tashmë e dini që në trupi ynë krijon habitat për zhvillimin e kolesterolit të mirë edhe atij të keq. Edhe pse veza përmban një sasi të konsiderueshme kolesteroli, studimet e fundit kanë treguar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi përmbajtja aminoacide e vezës lufton kolesterolin e keq.

3.Ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës: Sëmundjet e zemrës janë një ndër sfidat më të mëdha të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe  komunitetit mjekësor ndërkombëtar. Ushqyerja e pashëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, faktori i trashëguar etj, janë disa prej arsyeve që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve kardiake. Siçe thamë më lart, veza përmban kolesterol, më saktë disa përmbërës që luftojnë kolesterolin e keq LDL dhe pengojnë koagulimin e gjakut dhe oksidimin e rrugëve koronare.

4.Ju jep energji: Energjia e vërtetë gjendet në ushqimet natyrale. Një kokërr vezë përmban 15% të kërkesës ditore për vitaminë B2, njohur ndryshe si riboflavinë. Riboflavina është si një lloj karburanti që furnizon trupin tonë me energji të vazhdueshme.

5.Flokët dhe lëkura juaj do të duken më mirë: Jo gabimisht mamatë dhe gjyshet tonë përdornin vezën në recetat e tyre të bukurisë. Përveç vitaminës B2, vezët përmbajnë dhe vitaminë B5 dhe B12. Të dy këta elementë ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën dhe flokët .

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime2 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix3 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix3 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix3 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore3 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar4 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix21 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix21 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix23 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook