Lidhu me ne

Mix

Pse duhet t’i lani reçipetat pas çdo veshjeje

Pse duhet t’i lani reçipetat pas çdo veshjeje

Pavarësisht nëse duam ta pranojmë apo jo, sytjenat nuk lahen aq shpesh sa të brendshmet. Dhe zakonisht është “testi i nuhatjes” ai që vendos nëse sytjenat duhet të futen në lavatriçe apo të vendosen përsëri. Rezulton që femrat mund të mos i pastrojnë sutjenat aq sa duhet, por kjo mund të shkaktojë disa problematika.

Lexoni më poshtë për arsyet pse duhet t’i lani më shpesh këto të brendshme.

Mos larja e reçipetave mund të bëhet shkak për shfaqjen e baktereve

Pse duhet t’i lani reçipetat pas çdo veshjeje
E vërteta është që bakteret i duan vendet me lagështi , si zona nën gjoksin tuaj.

Kombinimi i djersës dhe vaji i lëkurës kontribuon gjithashtu në shtimin e këtyre mikrobeve, të cilat si përfundim grumbullohen brenda fibrave të sytjena.

Akumulimi i baktereve mund të shkaktojë irritim të lëkurës

Pse duhet t’i lani reçipetat pas çdo veshjeje
Aknet e fytyrës nuk janë ndonjë gjë e veçantë, por dhe një sytjenë e pistë mund të shkaktojë irritime rreth zonës gjirit, sidomos për ata që kanë lëkurë të ndjeshme.

Mund të ndodhë edhe irritimi i thithkave kur ka fërkime të vazhdueshme midis pëlhurës së ndotur dhe lëkurës së djersitur.

Megjithatë, sipas dermatologëve rreziqet e marrjes së një infeksioni serioz nga sytjenat janë të ulëta nëse lani i rregullisht dhe respektoni higjenën.

Era e keqe nga sytjenat e pista mund të depërtojë nëpër rrobat tuaja

Pse duhet t’i lani reçipetat pas çdo veshjeje
Mbajtja e sytjenave për një kohë të gjatë krijon aroma të pakëndshme të cilat mund të depërtojnë lehtësisht në tërë veshjen tuaj.

Për aromat e forta që nuk largohen me larje, ekspertët sugjerojnë përdorimin e uthullës, pasi neutralizon aromat.

Temperatura e larjes është gjithashtu një faktor i rëndësishëm. Sutjenat prej pambuku dhe ato sintetike mund të lahen me ujë të ngrohtë, ndërsa ato të mëndafshta dhe me materiale të përziera duhet të pastrohen në një temperaturë më të ftohtë.

Njollat ??e djersës dhe deodorantit mund të shkatërrojnë pëlhurën e sytjenit tuaj

Pse duhet t’i lani reçipetat pas çdo veshjeje
Nëse vëreni vija të verdha përgjatë anëve të sytjenave tuaja, kjo ka shumë të ngjarë të jetë rezultat i djersës së përzier me vajra, papastërti dhe locione. Kimia e trupit tuaj mund luajë rol gjithashtu në zbardhjen e ngjyrës, në varësi të faktit nëse keni lëkurë me acid apo bazë.

Ka disa mënyra për të hequr këto shenja, të cilat përfshijnë përdorimin e heqësve të njollave ose pastrimin me një furçë dhëmbësh.

Sutjenat me ngjyrë të errët gjithashtu mund të zhvillojnë linja të bardha të imta, e cila është veçse një kripë minerale që vjen nga djersa jonë. Nëse shihni këto njolla të lehta, është e qartë se është koha për të larë të brendshmet tuaja.

Si rregull i përgjithshëm, gratë duhet të lajnë sutjenat e tyre pas 2-3 “përdorimesh”

Pse duhet t’i lani reçipetat pas çdo veshjeje
Së pari, ne duhet të përcaktojmë se çfarë do të thotë “përdorim”. Sipas një dermatologu, disa orë me djersitje minimale mund të mos llogariten si një konsum i plotë, por disa orë me djersitje të rëndë mund të jenë lehtësisht 2 deri në 3 përdorime.

Faktorë të rëndësishëm për t’u marrë parasysh për të vendosur se sa shpesh duhet të lani sytjenat tuaja janë se sa lëkurë të yndyrshme keni dhe sa shpesh djersitni.

“Kujdesi për sutjenat” është i rëndësishëm dhe ja disa këshilla

Pse duhet t’i lani reçipetat pas çdo veshjeje
-Përdorni sytjenat tuaja në mënyrë alternative. Mbipërdorimi i reçipetave tuaja të preferuara mund të dëmtojë formën, kupat dhe rripat.

-Mbërtheni rripin përpara se të lani ose vendoseni sytjena brenda një qese rrjetë, në mënyrë që të mos ngatërrohet me rrobat e tjera.

-Përdorni ciklin më të butë të makinës larëse për të ruajtur elasticitetin e të brendshmeve tuaja.

-Kur i thani, sigurohuni që kupat të jenë të pozicionuara në formën e tyre natyrale.

-Shmangni përdorimin e tharëses për sytjenat pasi nxehtësia nuk ndikojnë për mirë.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook