Lidhu me ne

Mix

Ben Affleck thotë se do të ishte ende i varur nga alkooli nëse s’do ishte ndarë nga Jennifer Garner

Ben Affleck thotë se do të ishte ende i varur nga alkooli nëse

Ben Affleck mendon se nuk do të kishte hequr dorë nga alkooli nëse do të vazhdonte të ishte i martuar me Jennifer Garner

“Ne ndoshta do të kishim përfunduar duke i vënë duart në fyt njëri-tjetrit. Ndoshta do të kisha pirë ende. Një nga arsyet pse nisa të pija ishte sepse ndihesha sikur kisha ngecur diku,” tha ai për “The Howard Stern Show” në SiriusXM.

Affleck, i cili shkoi në rehabilitim për varësinë nga alkooli në vitin 2018, tha: “Mendoja që nuk mund të largohesha për shkak të fëmijëve, por nuk jam i lumtur, çfarë të bëj? Dhe ajo që bëja unë ishte që pija një shishe skoç dhe flija gjumë në divan, gjë që rezultoi të mos ishte zgjidhja.”

Ben Affleck thotë se do të ishte ende i varur nga alkooli nëse

Aktori shtoi se ai dhe Jennifer Garner, të cilët ishin të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2018, u përpoqën ta bënin martesën të funksiononte për hir të tre fëmijëve: Violet, 16 vjeçe, Seraphina, 12 vjeçe dhe Samuel, 9 vjeç.

“Në fund të fundit, ne u përpoqëm, u përpoqëm, u përpoqëm sepse kishim fëmijë, por të dy ndiheshim sikur nuk donim që ky të ishte modeli me të cilin fëmijët tanë e shohin martesën,” tha ai.

Affleck shpjegoi se martesa përfundoi miqësisht. “Ne patëm një martesë që nuk funksionoi. Kjo ndodh. Ajo është dikush që e dua dhe e respektoj, por me të cilën nuk duhet të martohem më,” tha ai.

“Përfundoi miqësisht. Ne bëmë më të mirën. Kishte momente tensioni? A kishim mosmarrëveshje për kujdestarinë? A ishin gjërat e vështira për ne? A u zemëruam? Po, por në thelb kishte gjithmonë respekt. E dija që ishte një nënë e mirë. Gjithmonë shpresoja që ajo ta dinte që unë isha një baba i mirë. E dija që isha.”

Ben Affleck thotë se do të ishte ende i varur nga alkooli nëse

Aktori zbuloi se marrëdhënia me fëmijët ishte arsyeja pse vendosi t’i jepte fund varësisë ndaj alkoolit. “Nuk ishte as karriera apo paratë – por marrëdhënia me fëmijët dhe ndjeva sikur ndikoi tek ata, e kuptova,” tha ai.

Affleck është në një lidhje me Jennifer Lopez, me të cilën ishte i fejuar në fillim të viteve 2000. Ata rinisën romancën në prill 2021.

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook