Lidhu me ne

Mix

Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë dobëson kockat e foshnjës

Nënat që pinë duhan gjatë shtatëzanisë, i shtojnë foshnjave rrezikun e frakturave në vitin e parë të jetës, paralajmërojnë studiuesit.

Studimi pa më shumë se 1.6 milion njerëz të lindur në Suedi midis 1983 dhe 2000, dhe u pasuan për një mesatare prej 21 vjet. Gjatë asaj kohe, u regjistruan afro 378,000 fraktura. Por shkalla në mesin e atyre, nënat e të cilëve pinë duhan gjatë shtatëzanisë ishte më e lartë se ajo e nënave të të cilave nuk pinin duhan.

Dhe sa më shumë që një grua pi duhan ndërsa ishte shtatzënë, aq më i madh ishte rreziku për fraktura i fëmijës, treguan gjetjet. Ato nënat e të cilat  pinë duhan nga një deri në nëntë cigare në ditë kishin një rrezik 20% më të lartë, ndërsa 10 cigare ose më shumë në ditë sillnin një rrezik 41% më të lartë.

Ndërsa pirja e duhanit gjatë shtatëzanisë rriti rrezikun e frakturës gjatë vitit të parë të jetës së një foshnje, ajo nuk shoqërohej me një rrezik më të lartë më vonë në jetë. Kjo sugjeron që pirja e duhanit gjatë shtatëzënësisë ka vetëm një ndikim afatshkurtër në shëndetin e kockave, sipas autorëve të studimit të botuar 29 janar në BMJ.

Epidemiologët Judith Brand dhe Scott Montgomery, të Shkollës së Shkencave Mjekësore në Universitetin Orebro në Suedi, drejtuan studimin.

Ata theksuan se studimi i tyre vëzhgues nuk dëshmon shkak dhe efekt. Për më tepër, ata vunë re se gjetjet gjithashtu kanë disa kufizime, duke përfshirë mundësinë që disa gra nuk do të pranojnë që të pinë duhan gjatë shtatëzanisë ose mund të nën-raportojnë numrin e cigareve që  pinë gjatë ditës. Megjithatë, studimi përfshiu një numër të madh njerëzish dhe shqyrtoi rrezikun e frakturave gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit, Mark dhe Montgomery vunë re në një njoftim për lajmet.

“Rezultatet e këtij studimi tregojnë se pirja e duhanit nga nëna gjatë shtatëzanisë shoqërohet me një rrezik të shtuar të frakturave para moshës 1 vjeç.

Ekspozimi prenatal ndaj tymit të cigares, sidoqoftë, nuk duket se ka një ndikim biologjik më të gjatë në rrezikun e frakturës më vonë në fëmijërinë dhe deri në moshën e rritur të hershme ”, përfunduan autorët.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar21 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix21 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix21 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix21 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix21 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix22 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar22 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix22 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix22 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook