Radar
Jamarbër Malltezi: Si na bllokoi Basha dërgimin e padive në SPAK për inceneratorët
Anëtari i Kryesisë së PD-së Jamarbër Malltezi, në intervistë në emisionin Task Force nga moderatorja Sonila Meço në Syri Tv, theksoi se Lulzim Basha ka penguar dërgimin e padive në SPAK për inceneratorët.
Malltezi nënvizoi se i ka dërguar Bashës disa mesazhe për hetim të dosjes së inceneratorëve, por se nuk ka marrë nga ai asnjë përgjigje.
“Lulzim Basha po bën lojërat e tij politike. Tani po lan duart. Më 2015 kemi qenë me zyrtarë të Departamentit të Mjedisit të PD-së dhe në Antikorrupsionit. Kemi qenë në mbledhje të Këshillit Bashkiak. Po të ishte serioz Basha në këtë aferë, do të duhej të merrej përditë, sepse janë me dhjetëra apo qindra afera të vogla që janë si guacka të vogla, që ti e hap e është si kapak pusete.
Kjo aferë është si kapak pusete, që mund të na përfshijë të gjithëve neve të PS brenda, e kanë thënë vetë ata të PS-së. Basha ka lejuar vetëm një konferencë për media përpara shumë vitesh. E kam denoncuar në një emision këtë aferë të tmerrshme.
Nuk pati ndonjë reagim nga PD-ja. Bashës i kam thënë në Mbledhje Kryesie që kemi çështje të rënda korruptive që do i çojmë në SPAK, pavarësisht le të mos veprojë SPAK e nuk më ka kthyer përgjigje. I kam thënë ta çojmë për grup të strukturuar kriminal në SPAK aferën e inceneratorëve, Bashës ia kam dërguar dosjen në prani të juristes të Partisë Demokratike.
Nga Monika Kryemadhi më kanë thënë se janë të implikuar të djathtë e të majtë, por se di këtë gjë. Basha nuk më është përgjigjur në mesazhe, kur kam kërkuar që të hetohet afera e tmerrshme e inceneratorëve”, deklaroi Malltezi.