Lidhu me ne

Mix

Vitamina D mund të mbrojë nga disa lloje të kancerit!

Të pasurit e një niveli të ulët vitamine D mund të lidhet me një risk më të lartë për zhvillimin e disa kancereve, sipas një studimi të publikuar nga “The BMJ”.

Megjithatë, marrja e vitaminave D për të rritur nivelet e saj, kur ato janë aktualisht normale nuk duket se të ofron më shumë mbrojtje.

Vitamina D prodhohet nga lëkura pas ekspozimit ndaj diellit dhe mund të merret gjithashtu nga ushqimet e fortifikuara si qumështi dhe cerealet, si dhe nga suplementet.

Studiuesit analizuan të dhëna nga studimi prospektiv i bazuar në Qendrën Japoneze të Shëndetit Publik, që përfshinte 33,736 persona të moshës nga 40 në 69 vjeç. Pjesmarrësit dhanë mostra të gjakut, që u klasifikuan në katër grupe, duke filluar nga ata me nivelet më të ulëta të vitaminës D tek ata me nivelet më të larta. Më pas ata u monitoruan mesatarisht 16 vjet, kohë gjatë së cilës u regjistruan 3,301 raste të reja kanceri mes pacientëve.

Pasi u kontrolluan faktorët e tjerë që njihen si risk për kancerin, si mosha, pesha, aktiviteti fizki, duhanpirja, konsumimi i alkoolit dhe faktorët e dietës ushqimore, studiuesit zbuluan se nivelet e larta të vitaminës D lidheshin me një risk relativ për kancer, të ulur me 20%, si në femra dhe në meshkuj, krahasuar me ata me nivele të ulëta të vitaminës D. Nivelet më të larta të vitaminës D u duk se ofronin përfitimet më të qarta për të reduktuar riskun e kancerit të mëlçisë, sidomos në meshkuj. Studiuesit nuk zbuluan një lidhje mes niveleve të larta të vitaminës D dhe kacerit të mushkërive apo prostatës.

Nuk është e qartë se si vitamina D mund të ulë riskun për kancer, por faktorë të caktuar mund ta shpjegojnë këtë lidhje.

Për shembull, studime të mëparshme kanë sugjeruar se vitamina D ka një efekt anti – inflamator dhe mund të pengojë kalimet e qelizave kancerogjene. Gjithashtu, personat që kanë tendencë të jetojnë një jetë më të shëndetshme qëndrojnë më gjatë në ambjente të jashtme dhe kështu janë më të ekspozuat ndaj dritës së diellit që gjeneron vitaminë D.

Studiuesit vunë re gjithashtu se duket se ka njëfarë limiti në influencën që vitamina D ka kundër kancerit, dhe se rritja e nivelit të vitaminës D në gjakun e një personi më shumë se 20 nanogramë për mililitër, që është sasia që konsiderohet e përshtatshme për shëndetin e kockës dhe atë të përgjithshmin, mund të mos ofrojë përfitime të mëtejshme.

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix11 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar12 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar12 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore18 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix18 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet2 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix2 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske2 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook