Radar
Fantazia e Lulzim Bashës arrin kulmin: Të gjithë demokratët mezi po presin Kuvendin tim! Berisha është pakicë dhe humbës!
Lulzim Basha u kyç brenda një dhome në PD bashkë me disa nga mbështetësit e tij dhe nuk doli më, derisa Sali Berisha u largua nga selia.
Në fund të kësaj kyçje, ish kreu i PD, i shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, mbajti një konferencë për shtyp, ku deklaroi se të gjithë demorkratët “mezi po presin Kuvendin” e tij dhe se Sali Berisha është humbës.
“Të gjtihë demokratët po presin që Kuvendi t’i japë një përgjigje të shkuarës dhe shoqërisë për të nesërmen.
Ne e dimë dhe e njohim rrugën në të cilën do të drejtojmë këtë vend, këtë popull, këtë shoqëri, për të çarë pengesat, do ta bëjmë këtë me të gjithë shqiptarët e ndershëm!
Do të jetë Kuvend demokratësh dhe demokratik.
Ajo që panë shqiptarët, është pamja e një humbësi që mundohet të shfaqet si fitimtar!”, tha ndër të tjera Basha.