Kioske
Kënga e Celine Dion pas vdekjes së bashkëshortit do të na rrënqethë!
Celine Dion humbi bashkëshortin dhe njeriun më të afërt në 14 janar. Pas një lufte të vazhdueshme me tumorin që iu kthye atëherë kur mendoi se e kishte mposhtur, ai u nda nga jeta duke lënë bashkëshorten dhe 3 fëmijë. Gjatë gjithë kësaj lufte, Celine i qëndroi pranë.
Por tani ajo po kthehet dhe shfaqja e saj e madhe do të jetë në çmimet Billboard 2016 të dielën e 22 majit. Aty, ikona e baladave do të këndojë një këngë që përfaqëson gjithçka të mirë i ka dhënë Rene gjatë 22 viteve së bashku: ‘Shoë Must Go On’, të Queen:
‘Rene këmbëngulte gjithnjë se ‘Shfaqja duhet të vazhdojë’, ka rrëfyer Dion në intervistën më të fundit për People, ‘Unë jam 48 vjeç dhe kam humbur dashurinë e jetës sime. Më merr shumë malli për të, për Rene-në e shëndetshëm, por jo për Rene-në që vuante. Nuk mund të tregohem egoiste. Ndonjëherë, njerëzit duhet t’i lësh të shkojnë’
Celine është shprehur se tani është koha për t’ia lënë të gjitha kujtimit, pasi ajo është nënë e 3 fëmijëve, të cilët janë motivi i saj për të vijuar jetën aty ku e kanë lënë bashkë me Rene, për të ‘vazhduar shfaqjen’: ‘Unë dua mbi të gjitha, me gjithë forcë, t’u tregoj fëmijëve të mi se jam një grua e fortë’
Ajo ka rrëfyer me fjalë shumë të përmbledhura për ditët e fundit që ka jetuar me bashkëshortin: ‘Ka qenë një udhëtim i gjatë. Ne po jetonim me shpresa, duke e ditur se shpresa nuk kishte’
Ndiqeni në performancën e saj të parë pas vdekjes së të shoqit, në përkujtim të tij në Las Vegas më 23 shkurt:
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu